杏MAP导航

K?rko

Papa lutet n? Bazilik?n e Sh?n Maris? s? Madhe

Fran?esku shkoi n? Bazilik?n liberiane p?r t’i b?r? homazhe Zoj?s Salus Populi Romani para fillimit t? Jav?s s? Madhe. Lajmin e dha Salla e Shtypit e Selis? s? Shenjt?

R.SH. / Vatikan

“Në orët e para të pasdites së sotme, Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe dhe, në prag të së Dielës së Palmave e të Javës së Madhe, u ndal për t'u lutur përpara ikonës së Zojës Salus Populi Romani. Lajmin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Lidhja e Papës Françesku me Salus Populi Romani është gjithnjë lidhje e Birit me Nënën. Edhe në fund të qëndrimit në spital, në Poliklinikën Gemelli, tri javë më parë, Papa u ndalua në sheshin përpara Bazilikës  së Shën Marisë së Madhe, para se të kthehej në Shtëpinë e Shën Martës, që të dorëzonte lulet për t'i vendosur përpara ikonës së Virgjërës, duke ia dhënë kardinalit Rolandas Makrickas, kryeprift i Bazilikës. Ishte një buqetë me lule të verdha, që zonja Carmela Mancuso ia kishte dërguar Papës pas falënderimeve publike të Françeskut, që e njohu në turmë, teksa po dilte nga Spitali Gemelli.

Nderimi për ikonën e Marisë Salus Populi Romani është bërë zakon për Papën Françesku. Zakon që nisi më 14 mars 2013, një ditë pas zgjedhjes së tij, e u ruajt para dhe pas çdo shtegtimi apostolik.

Në fund të fundit, të shkoje tek Zoja Mari më 23 marsin e kaluar, ishte si të shënoje fundin e një udhëtimi në spital dhe nisjen e një udhëtimi të ri me rikuperim në Santa Marta.

Vizita e fundit në Bazilikën Liberiane, më se e njëqindta, ka datën 14 dhjetor 2024, kur Papa shkoi për t'u lutur në prag të udhëtimit të 47-të apostolik në Ajaccio, Korsikë, për përfundimin e Kongresit "La Religiosité Populaire en Mediterranee"&苍产蝉辫;–&苍产蝉辫;“Besimi popullor në Mesdhe”.

12 prill 2025, 16:35