杏MAP导航

K?rko

Asambleja e Dyt? Sinodalale e Kish?s Katolike n? Itali (Divizioni i Fotografive t? MEDIA-s s? VATIKANIT) Asambleja e Dyt? Sinodalale e Kish?s Katolike n? Itali (Divizioni i Fotografive t? MEDIA-s s? VATIKANIT)

Papa: Kisha nuk p?rb?het nga shumica apo pakica, por nga nj? popull n? rrug?tim

N? nj? mesazh drejtuar pjes?marr?sve t? Asambles? s? dyt? Sinodalale t? Kish?s n? Itali, Papa Fran?esku kujton se g?zimi i krishter? “nuk lind nga zgjidhjet komode e p?rshtatshme t? problemeve”, por nga siguria “ q? Zoti nuk e l? kurr? vet?m: “Edhe un? e kam p?rjetuar k?t? n? shtrimin tim n? spital, dhe tani n? k?t? koh? t? konvaleshenc?s”

R.SH. – Vatikan

“Gëzimi i krishterë nuk është kurrë një diçka ekskluzive, por gjithmonë gjithëpërfshirës, është për të gjithë”. Ky mendimi që Papa u drejton pjesëmarrësve në Asamblenë e dytë Sinodale të Kishës katolike në Itali, të mbledhur në Vatikan nga 31 marsi deri më 3 prill. Në një mesazh të nënshkruar më 28 mars, por të publikuar dje, 31 mars, Papa Françesku kujton se gëzimi i vërtetë “nuk është gëzim i lehtë, nuk lind nga zgjidhjet komode e të përshtatshme të problemeve, nuk shmang kryqin, por rrjedh nga siguria se Zoti nuk na lë kurrë vetëm”. Papa na siguron për këtë afërsi të Zotit që ai e përjetoi atë personalisht gjatë shtrimit të tij në spital “, dhe tani në këtë kohë të konvaleshencës”.

Një popull në lëvizje

“Gëzimi i krishterë është besim ndaj Zotit në çdo situatë të jetës”, ripohon Papa në tekstin e mesazhit, duke nënvizuar se është “dhuratë” ajo që vjen nga Zoti. Ky gëzim "përmbushet në realitetin e jetës së përditshme dhe në bashkëndarje" e karakterizohet nga "horizontet e gjera" dhe "një stil mikpritës", shkruan akoma Françesku. “Kisha nuk përbëhet nga shumicat apo pakicat, por nga njerëzit e shenjtë besnikë të Zotit që ecin nëpër histori të ndriçuar nga Fjala dhe Shpirti”. Nga këtu thirrja drejtuar pjesëmarrësve të Asamblesë së dytë Sinodale të Kishës në Itali që ta lënë veten të "udhëhiqen nga harmonia krijuese që krijohet nga Shpirti Shenjt" në votimin e Propozimeve që janë "thelbësore për të ardhmen e Kishës në Itali".

Kohë shqyrtimi për të ardhmen

Tema e gëzimit është në qendër të punës së mbi një mijë pjesëmarrësve në Asamblenë e dytë Sinodale të Kishës katolike në Itali, duke përfshirë ipeshkvij delegatë të Dioqezave dhe të ftuar, të mbledhur për të votuar Propozimet me titull “Që gëzimi të jetë i plotë”. Këto janë propozimet dhe idetë që janë shfaqur në këto vite shoshitjeje dhe rrugëtimi sinodal të Kishës, që nga viti 2021. Në fund të asamblesë, Propozimet do t'u dorëzohen ipeshkvijve të dioqezave individuale në mënyrë që ata të mund të formulojnë udhëzime për Kishat lokale, por edhe për shërbimet e Konferencës Ipeshkvore Italiane.

01 prill 2025, 11:38