杏MAP导航

K?rko

2025.04.21 Morte Papa

Papa Fran?esku u kthye n? Sht?pin? e Atit

Njoftim i Kamerlengut t? Kish?s kard. Farrell nga Sht?pia e Sh?n Mart?s, n? Vatikan: "N? or?n 7:35 t? m?ngjesit t? sot?m Ipeshkvi i Rom?s, Fran?esku, u kthye n? sht?pin? e Atit. E gjith? jeta e tij iu kushtua sh?rbimit t? Zotit dhe Kish?s".

R.SH. / Vatikan

Pak më parë, Shkëlqesia e Tij, Kardinali Farrell, me pikëllim të thellë dha lajmin për vdekjen e Papës Françesku, me këto fjalë:

"Të dashur vëllezër e motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Ipeshkvi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit.

E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe të Kishës së Tij. Ai na mësoi t’i jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të braktisurve.

Me mirënjohje të pamasë për shembullin si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ia besojmë shpirtin e Papës Françesku dashurisë së pafundme të mëshirshme të Zotit Trini”.

21 prill 2025, 10:29