杏MAP导航

K?rko

Imzot Gjergj Meta gjat? nj? audience te Papa Fran?esku ( foto nga arkivi) Imzot Gjergj Meta gjat? nj? audience te Papa Fran?esku ( foto nga arkivi)

Imzot Gjergj Meta: Fran?esku pran? popullit t? tij si Bari i mir? deri n? fund, u largua duke na bekuar!

Presidenti i Konferenc?s Ipeshkvore t? Kish?s Katolike t? Shqip?ris?, imzot Gjergj Meta kujton figur?n e jasht?zakonshme t? Papa Fran?eskut, cili sot u kthye n? sht?pin? e Zotit At?. Nj? Pap? q? q?ndoi pran? popullit t? tij si Bari i mir? deri n? fund, edhe p?rgjat? k?tyre dit?ve t? Pashk?ve, deri dje, Dit?n e Pashk?s q? deshi t? jap? bekimin e Ngjalljes s? Krishtit Urbi et Orbi si testamentin e tij t? fundit. Ai u largua duke na bekuar!.

R.SH. / Vatikan

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta kujton figurën e jashtëzakonshme të Papa Françeskut, cili sot u kthye në shtëpinë e Zotit Atë. Një Papë që qëndoi pranë popullit të tij si Bari i mirë deri në fund, edhe përgjatë këtyre ditëve të Pashkëve,  deri dje, Ditën e Pashkës që deshi të japë bekimin e Ngjalljes së Krishtit Urbi et Orbi si testamentin e tij të fundit. Ai u largua duke na bekuar!. 

imzot Gjergj Meta

Deklaratë për shtyp

Sapo na erdhi lajmi i kalimit në amshim të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, i cili u kthye në shtëpinë e Atit sot rreth orës 7:35 të mëngjesit, mendjet dhe zemrat tona iu drejtuan Hyjit të Gjithpushtetshëm në lutje për shpirtin e tij.

Na bien ndërmend muajt e fundit të vuajtjes së tij shëndetësore dhe në të njëjtën kohë këmbëngulja e tij për të qëndruar pranë popullit të tij si Bari i mirë deri në fund edhe përgjatë këtyre ditëve të Pashkëve. Ditën e Pashkës deshi vetë ai të japë bekimin Urbi et Orbi si testamentin e tij të fundit. Ai iku duke na bekuar!

Papa Françesku zgjodhi të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator 2014 si vendin e parë Evropian pak pasi ishte zgjedhur në krye të Kishës. Në atë vizitë të gjithë kujtojmë fjalët e tij e më pas përkujdesjen e tij të vazhdueshme për Shqipërinë.

Papa Françesku e udhëhoqi Kishën në këto vite nëpërmjet një dëshire të thellë ndryshimi dhe reformash. Ai u bë një zë i fuqishëm në të gjithë botën duke shpallur ungjillin e dashurisë ndaj më të varfërve dhe më të përjashtuarve të shoqërisë. Ai ngriti vazhdimisht zërin kundër luftës, armatimeve dhe shkatërrimit të krijimit.

Me fjalë dhe me vepra e udhëhoqi Kishën katolike drejt një trajte më të përulur, më të thjeshtë e më sinodale. Ne i jemi mirënjohës Hyjit që na dha Papa Françeskun në këto vite dhe i lutemi Hyjit që ta pranojë në banesat e amshuara të Mbretërisë së tij.

Si ipeshkvinj falenderojmë të gjithë ata që në këto momente na gjenden pranë në mënyra e forma të ndryshme. U bëjmë thirrje të gjithë komuniteteve Dioqezane, famullitare, rregulltare e çdo besimtari që të luten për Papa Françeskun. Po ashtu, duke filluar nga mbrëmja e ditës sotshme, të organizohen momente lutjeje dhe përshpirtje në të gjitha komunitetet e besimtarëve dhe këmbanat të bien në shenjë zie duke filluar nga momenti i marrjes së kësaj letre.

Krishti e pastë në parriz Papa Françeskun e i dhashtë dritën e amshuar!

Në emër të Ipeshkëvijve të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë,

 

+ Gjergj Meta

President i KISH-it

21 prill 2025, 12:01