杏MAP导航

K?rko

2025.04.23 Vedute Piazza San Pietro e Omaggio dei fedeli alla Salma di Papa Francesco

Funerali i Pap?s Fran?esku, informacioni i mediave t? Vatikanit

Do t? jen? 15 gjuh?, p?rfshir? gjuh?n e shenjave, ato me t? cilat Radio Vatikani/Vatican News do t? transmetoj? drejtp?rdrejt Mesh?n e Drit?s p?r Pap?n Fran?esku n? Sheshin e Sh?n Pjetrit dhe procesionin e m?pas?m n?p?r rrug?t e Rom?s, q? do t? shoq?roj? trupin pa jet? t? Atit t? Shenjt? deri n? Bazilik?n e Zoj?s s? Madhe, ku do t? kremtohet varrimi. Qendra Televizive e Vatikanit - Vatican Media do t? p?rdor? telekamera ajrore dhe tok?sore

R.SH. – Vatikan

Një ngjarje, që e fton gjithë botën në një përqafim me Papën, ndërsa kujtesa kolektive kthehet 20 vjet prapa për të gjetur ngjashmëri me Meshën e Dritës së Papës shenjt Gjon Pali II, më 8 prill 2005. Por sidomos, një ngjarje unike për mediat bashkëkohore, të cilat nuk e kanë dokumentuar kurrë zhvendosjen e trupit të një Pape nga Vatikani në një vend tjetër për varrim. Pikërisht kjo do të ndodhë nesër, më 26 prill, duke filluar nga ora 10.00, kur Radio Vatikani/Vatican News do të ndjekë transmetimin e gjatë të drejtpërdrejtë të Meshës së Dritës për Papën Françesku dhe procesionin e mëpasëm, që do ta shoqërojë arkivolin deri në Bazilikën e Zojës së Madhe, ku do të varroset Ati i Shenjtë, ashtu siç e ka lënë vetë me testament.

Gjuhët dhe televizioni

Për t’u dhënë mundësi sa më shumë njerëzve ta ndjekin këtë ngjarje, mediat e Vatikanit do ta komentojnë drejtpërdrejt në radio në 15 gjuhë (në gjuhën italiane, angleze, spanjolle, frënge, braziliane, portugeze, gjermane, polake, vietnameze, kineze, arabe), duke përfshirë edhe 4 gjuhë shenjash (atë italiane, atë spanjolle, atë frënge dhe atë amerikane). Transmetimet televizive, të përgatitura nga Qendra Televizive e Vatikanit - Vatican Media, do të jenë nga ajri e nga toka dhe do të mbulojnë si zonën e Sheshit të Shën Pjetrit, ashtu edhe gjithë rrugën, që do të përshkojë arkivoli me trupin pa jetë të Papës deri në Bazilikën e Zojës së Madhe.

Në nivel editorial, mesha dhe procesioni do të pasqyrohen përmes programeve radiofonike, internetit dhe rrjeteve “social” në 56 gjuhët, që përbëjnë sistemin e informacionit të Radio Vatikanit, Vatican News dhe gazetës vatikanase  “L’Osservatore Romano”. Ju kujtojmë se faqja e internetit e programit shqip është “vaticannews.va/sq”, ku mund të ndiqni në video krejt ngjarjen e nesërme, me kronikën ndërkombëtare, që fillon nga ora 9.30 e, mund të na gjeni edhe në Facebook, në “”.

25 prill 2025, 14:02