杏MAP导航

K?rko

Funerali i Pap?s Fran?esku m? 26 prill, n? Sheshin e Sh?n Pjetrit

N? or?n 10:00, n? dit?n e par? t? Novendiali-t, para Bazilik?s s? Sh?n Pjetrit do t? kremtohet Mesha e Drit?s e funerali i Pap?s Fran?esku, si? parashikohet nga Ordo Exsequiarum Romani Pontificis. Liturgjia mortore do t? kryesohet nga kardinali Dekan Giovanni Battista Re. M? pas, arkivoli do t? ?ohet n? Bazilik?n e Sh?n Pjetrit dhe prej andej n? Bazilik?n e Zoj?s s? Madhe p?r varrim

R.SH. / Vatikan

Të shtunën e 26 prillit, në orën 10, në Sheshin e Shën Pjetrit, do të kremtohet Mesha e Dritës dhe funerali i Papës Françesku, kryesuar nga Dekani i Kolegjit të Kardinajve, kardinali Giovanni Battista Re. Më pas, arkivoli do të varroset në bazilikën romake të Zojës së Madhe, sipas dëshirës testamentare të Atit të Shenjtë. Nesër paradite, e mërkurë, arkivoli do të zhvendoset nga Shtëpia e Shën Martës në Bazilikën e Vatikanit, për homazhe nga ana e besimtarëve. Sot paradite, kardinajtë u mblodhën në kongregacionin e tyre të parë të përgjithshëm.

Pikërisht aty u vendos që mesha e dritës dhe funerali i Papës Françesku të kremtohet të shtunën, më 26 prill 2025, në orën 10.00, ditën e parë të Novendiali-t apo të Nëntëditëshit të zisë zyrtare, që pason vdekjen e Papës. Mesha do të kremtohet në Sheshin e Shën Pjetrit, siç parashikohet në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis.

Gjatë Nëntëditëshit të zisë, kremtohen çdo ditë meshë për shpirtin e Papës së ndjerë. Kështu njoftohet nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Selisë së Shenjtë, e cila sqaron se në përfundim të kremtimit eukaristik të së shtunës, kryesuar nga Dekani i Kolegjit Kardinalor, do të bëhet bekimi dhe përshëndetja e fundit (Ultima commendatio e Valedictio). Më pas, arkivoli i Papës do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej, në Bazilikën e Zojës së Madhe për varrim. Disa krerë shtetesh dhe qeverish kanë njoftuar tashmë pjesëmarrjen e tyre.

22 prill 2025, 10:27