杏MAP导航

K?rko

2025.04.06 Suor Francesca Battiloro con Papa Francesco

Fran?esku dhe mot?r Fran?eska, takim i papritur i Pap?s me murgesh?n 94-vje?are

N? shtegtim me nj? grup nga Napoli, motra Francesca Battiloro, 75 vjet e mbyllur n? klauzur?, ishte dje n? Bazilik? kur, papritmas, takoi Pap?n q? po shkonte n? Sheshin e Sh?n Pjetrit: "I isha lutur Zotit ta takoja, por m'u duk e pamundur. Nd?rkaq ma d?rgoi p?rball?" - kujtoi, nd?rsa Papa Bergoglio b?nte shaka me murgesh?n, q? i shtr?ngonte dor?n: "A jeni nj? nga murgeshat e Napolit?"- e pyeti, duke kujtuar "sulmin" e motrave n? Katedrale, n? vitin 2015

R.SH. - Vatikan

Motra Francesca Battiloro jetoi të papriturën më të madhe të jetës, në moshën 94-vjeçare, 75 prej të cilave në izolim të plotë. “I kisha kërkuar Zotit: “Dua të takoj Papën!”. Vetëm Atij, eh! Askujt tjetër... Mendoja se ishte e pamundur, por përkundrazi,  erdhi Papa të më takonte. Më duket se Zoti, kur i kërkoj diçka, ma jep gjithmonë...”.

Murgesha Vizitantine mbërriti dje në mëngjes nga Napoli, ku jeton - në Romë, me një dëshirë të vetme: ta jetonte Jubileun e të sëmurëve dhe botën e shëndetësisë. Hyri në kuvend në moshën 8-vjeçare, ndërsa betimin e bëri në moshën 17-vjeçare, në një kohë kur jeta e saj ishte shumë e rrezikuar për shkak të një pengese të zorrëve, histori e botuar në faqen e parë të numrit të prillit të gazetës L'Osservatore di Strada. Dhe  pikërisht familjes së L'Osservatore di Strada murgesha i shprehu dëshirën për të shkuar në Romë. Në bashkëpunim me Urdhrin Sovran Ushtarak të Maltës, i cili siguroi menjëherë udhëtimin, u shoqërua në Shën Pjetër. Së bashku me të, një grup me miq dhe të afërm.

Në një karrocë me rrota, me shikim të ligësht, motra Françeska - e lindur Rosaria, por që mori emrin e themeluesit të Urdhrit të Vizitacionit, Françeskut të Sales, shenjt që, siç thotë ajo, e shëroi në ëndërr - donte të kalonte Portën Shenjte të Bazilikës. Duke pasur parasysh gjendjen e saj të brishtë,  u lejua ta jetonte këtë çast privatisht, ndërsa Mesha po kremtohej në Sheshin me 20 mijë besimtarë.

E papritura e Papës

Motra Françeska po lutej përpara varrit të Apostullit, kur papritmas pa duke ardhur një grup burrash me kostume dhe kravata. Në mes ishte një karrige me rrota, ajo e Papës. Françesku, në daljen e tij të parë publike nga Shtëpia e Shën Martës pas shtrimit në spitalin Gemelli për pneumoni bilaterale, ishte rrëfyer, ishte lutur dhe kishte kaluar Portën Shenjte. Ishte në Bazilikë, për t'u nisur më pas e për t’i përshëndetur në befasi pjesëmarrësit në Festën e Jubileut. Ndoshta as ai nuk e priste të gjente grupin e vogël të gjunjëzuar në navatën qendrore; aq më pak e priste ajo, motra Françeska, edhe pse diçka i vlonte në zemër. “Kërkova Zotin” – u tha mediave të Vatikanit, që biseduan me të në telefon, gjatë udhëtimit të kthimit në Napoli.

Papa takohet në Bazilikë me motrën Françeska
Papa takohet në Bazilikë me motrën Françeska

"Dy karriget u takuan "

“Dy karriget me rrota u takuan. Sa e bukur, sa e bukur, përsëriti ajo. Përsëriti e buzëqeshi, ndërsa tregonte sesi kapi dorën e Papës dhe nuk e lëshoi shpejt, për shkak të emocioneve. Edhe Françesku, me zërin e ultë, por që tani po forcohet, e me kthesën ironike që e dallon, e pyeti murgeshën: "Je një prej atyre murgeshave nga Napoli?". Ishte shaka lidhur me episodin e paharrueshëm që, në vitin 2015, dhjetë vjet më parë, ndërsa vizitonte kryeipeshkvninë napolitane, u 'sulmua' nga një grup murgeshash të klauzurës, që e rrethuan dhe e përqafuan, ndërsa kardinali Crescenzio Sepe i thërriste me zë të lartë: “Motra! Motra!”.

Motra Francesca Battiloro nuk ishte në atë grup, por atë ditë ishte në Katedrale dhe nuk mundi ta përshëndeste Papën nga afër. Një tjetër Papë, Gjon Palin II, e kishte takuar më shumë se një herë kur shkoi për të vizituar Manastirin e Galla Placidia në Romë, ku ajo kishte "shërbyer" si infermiere. Megjithatë, nuk kishte arritur kurrë të qëndronte ballë për ballë me një Papë për dhjetë minuta, siç ndodhi dje. “Jam e lume” - thotë -  dhe “kush e priste!”. I putha dorën e edhe ai dukej i lum... Ka qenë me të vërtetë një periudhë në të cilën Zoti më ka dëgjuar, edhe në gjërat e vogla". Duke u lutur për shëndetin e Françeskut

Pasi pa Papën Françesku, motra Françeska i paraqiti Zotit një kërkesë tjetër: “Të më lërë të vdes në aktin e dashurisë së pastër. Kjo është ajo që dëshiroj, takimi përfundimtar me Të. Unë dua të shkoj me Të, e kreva jetën time". Ajo ia shpjegoi këtë Papës dhe e siguroi për lutjet në këtë periudhë rikuperimi: "I thashë: Shenjtëria juaj, unë po lutem shumë, i kam ofruar jetën time Jezusit që të mund të shëroheni dhe unë, në vend të kësaj, po largohem... Ai buzëqeshi. Dhe unë shkova në shtëpi i lumtur. Me të vërtetë e doja shumë këtë takim... Shumë, shumë, shumë”.

Suor Francesca Battiloro përshëndet Papën Francesku
Suor Francesca Battiloro përshëndet Papën Francesku
07 prill 2025, 09:08