杏MAP导航

K?rko

Pap?, le t? zgjedhim gjat? Jav?s s? Madhe se si ta mbajm? kryqin: jo rreth qaf?s, por n? zem?r

Homelia e s? Diel?s s? Larit p?rgatitur nga Papa u lexua nga Kardinali Sandri. Papa: sot edhe ne e ndoq?m Jezusin, nj? her? me nj? kortezh festiv, e m? pas n? nj? udh? t? dhimbshme, duke p?ruruar Jav?n Shenjte, q? na p?rgatit p?r t? kremtuar mundimin, vdekjen dhe ringjalljen e Zotit.

R.SH. / Vatikan

HOMELIA E ATIT TË SHENJTË

E Diela e Palmave

13 prill 2025

 “Lum ai që vjen në emër të Zotit” (Luka 19,38). Kështu e brohoriti turma Jezusin, kur hyn në Jerusalem. Mesia kalon nëpër portën e qytetit  shenjt, të hapur për ta mirëpritur Atë që, disa ditë më vonë, do të dilte i mallkuar dhe i dënuar, i ngarkuar me kryq.

Sot edhe ne e ndoqëm Jezusin, një herë me një kortezh festiv, e më pas në një udhë të dhimbshme, duke përuruar Javën Shenjte të Pashkëve, që na përgatit për të kremtuar mundimin, vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit Zot.

Ndërsa shohim, nëpër turmë, fytyrat e ushtarëve dhe lotët e grave, vëmendja jonë tërhiqet nga një i huaj, emri i të cilit hyn papritur në Ungjill: Simoni i Cirenës. Ky njeri kapet nga ushtarët, të cilët “i venë mbi shpinë kryqin për ta mbajtur pas Jezusit” (Lk 23,26). Ai po vinte në atë çast nga fshati, po kalonte andej pari dhe u ngatërrua në një ngjarje, që e shtypi, si druri i rëndë mbi supe.

Ndërsa jemi në shtegtim drejt Kalvarit, të reflektojmë për një çast mbi gjestin e Simonit të Cirenës, ta kërkojmë zemrën e tij, t’ia ndjekim hapat përkrah Jezusit. Para së gjithash, mbi gjestin e tij, i cili është aq i dyanshëm. Nga njëra anë, Cireneasi detyrohet të mbartë kryqin:  nuk e ndihmon Jezusin pse bindet, por sepse detyrohet. Nga ana tjetër,  i duhet të marrë pjesë personalisht në mundimet e Zotit.

Kryqi i Jezusit bëhet kryqi i Simonit. Por jo i atij Simonit, që thirrej Pjetër, i cili kishte premtuar se do ta ndiqte gjithmonë Mjeshtrin. Ky Simon u zhduk natën e tradhtisë, pasi kishte shpallur: "Zot, jam gati të vij me ty edhe në burg e në vdekje" (Lk 22,33). Nuk është dishepulli që po ecën pas Jezusit tani, por Cireneasi. E pra Mjeshtri e kishte mësuar krejt qartë: "Nëse dikush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e tij dhe të më ndjekë" (Luka 9,23). Simoni i Galilesë flet, por nuk vepron. Simoni nga Cirenea vepron, por nuk flet: nuk ka dialog ndërmjet tij dhe Jezusit, nuk shqiptohet asnjë fjalë. Ndërmjet  tij dhe Jezusit është vetëm druri i kryqit.

 Për të ditur nëse Cireneu e ndihmoi apo e urreu Jezusin e rraskapitur, me të cilin duhet të ndajë dhimbjen, e për të kuptuar nëse ai e mban apo e duron kryqin, duhet të shikojmë zemrën e tij. Ndërsa zemra e Zotit është gati të hapet, e shpuar nga një dhimbje që zbulon mëshirën e tij, zemra e njeriut mbetet e mbyllur. Nuk e dimë se çfarë banon në zemër të Cireneut. Të vihemi në vendin e tij: ndjejmë zemërim apo keqardhje, trishtim apo bezdi? Nëse kujtojmë atë që bëri Simoni për Jezusin, të kujtojmë edhe atë, që bëri Jezusi për Simonin – si për mua, për ju, për secilin prej nesh - e shpengoi botën. Kryqi prej druri, që mbart Creneasi, është ai i Krishtit, që mbart mëkatin e të gjithë njerëzve. E mbart nga dashuria për ne, në dëgjesë ndaj Atit (shih Luka 22,42), duke vuajtur me ne dhe për ne. Kjo është pikërisht mënyra e papritur dhe tronditëse në të cilën Cireneasi përfshihet në historinë e shëlbimit, ku askush nuk është i huaj, askush i panjohur.

T’i ndjekim, atëhere, hapat e Simonit, mbasi na mëson se Jezusi vjen për t’i takuar të gjithë, në çdo situatë. Kur shohim morinë e burrave dhe të grave që hedhin urrejtje e dhunë në udhën e Kalvarit, të kujtojmë se Krishti Zot e shndërron këtë udhë në vend shëlbimi, sepse  e përshkoi duke dhënë jetën e tij për ne. Sa cireneas mbajnë kryqin e Krishtit! A i njohim? A e shohim Zotin në fytyrat e tyre, të copëtuar nga lufta dhe mjerimi? Përballë padrejtësisë mizore të së keqes, mbajtja e kryqit të Krishtit nuk është kurrë e kotë; madje, është mënyra më konkrete për të ndarë dashurinë e tij shpëtimtare.

Mundimi i Jezusit bëhet dhembshuri kur ua shtrijmë dorën atyre që nuk mund ta durojnë më, kur ngremë ata që kanë rënë, kur përqafojmë ata që janë të çkurajuar.

Vëllezër e motra, për të provuar këtë mrekulli të madhe të mëshirës, ?? të vendosim gjatë Javës së Shenjtë të Pashkëve se si ta mbajmë kryqin: jo në qafë, por në zemër. Jo vetëm tonin, por edhe të atyre që vuajnë përkrah nesh; ndoshta të atij  të panjohuri që rasti – por a është vërtet rast? – na bëri ta takojmë. Të përgatitemi për Pashkët e Zotit duke u bërë kirenei për njëri-tjetrin.

13 prill 2025, 17:22