杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?eskut duke bekuar nj? f?mij? t? palindur (VATICAN MEDIA Divisione Foto) Papa Fran?eskut duke bekuar nj? f?mij? t? palindur (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa: shoq?ria e drejt? nuk nd?rtohet duke zhdukur k? nuk ka z?

Sh?n Terez?a e Kalkut?s, kryetare shpirt?rore e L?vizjeve p?r jet?n n? bot?!. K?shtu, nga Poliklinika Gemelli, Papa Fran?esku n? nj? mesazh d?rguar L?vizjes p?r jet?n, duke e ftuar "t? v?r? bast p?r grat?, p?r aft?sin? e tyre mikprit?se, bujarin?, guximin" sepse "foshnja e z?n? p?rfaq?son ?do burr? dhe grua q? nuk llogaritet".

R.SH. / Vatikan

Një rastësi e rëndësishme kremtohet sot në Bazilikën e Vatikanit: 50 vjetori i lindjes së Lëvizjes për jetën dhe Jubileu i botës së vullnetariatit. Të shumtë, pjesëmarrësit në shtegtimin e organizuar nga Lëvizja, me kalimin nga Porta Shenjte dhe me Meshën e kremtuar nga kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtettit të Vatikanit. Me këtë rast Papa Françesku dërgoi një mesazh nga Poliklinika Gemelli, ku ndodhet i shtruar që prej datës 14 shkurt, datuar 5 mars dhe lexuar nga Sekretari i Shtetit. Papa kujton angazhimin e organizatës ndër vite, "në harmoni me Kishën" e “që po merret me një plan tjetër" duke vënë "dinjitetin e personit në qendër" e duke favorizuar "ata që janë më të dobëtit".

Foshnja e zënë përfaqëson, par excellence, çdo burrë dhe çdo grua që nuk llogaritet, që nuk ka zë. Të marrësh anën e tij, do të thotë të tregosh solidaritet me të gjithë të dëbuarit e botës. E shikimi i zemrës, që e njeh atë si një prej nesh, është leva që e vë në lëvizje këtë projekt.

Shërbim afërsie

Papa Françesku e njeh vlerën e shërbimit të ofruar nga Lëvizja Pro-Life-Për Jetën”, prodhimi i parë i së cilës ishte Qendra e Ndihmës për Jetën, e themeluar në Firence në vitin 1975" me nismën e Carlo Casini-t. Një shërbim i zgjeruar, më pas, nga Shelter Houses, shërbimet SOS Vita, Projekti Gemma dhe Djepat për jetën, karakterizuar nga stili i "afërsisë dhe ndihmës së nënave në vështirësi për shkak të shtatzënisë së vështirë ose të papritur", i kryer me "sinqeritet, dashuri dhe këmbëngulje, duke e lidhur të vërtetën ngusht me bamirësinë ndaj të gjithëve". Prej këndej, nxitja “për ta çuar përpara mbrojtjen sociale të amësisë dhe pranimin e jetës njerëzore në të gjitha fazat e saj”.

Rritet kultura e mbeturinave

Në një botë ku të rinjtë janë më të ndjeshëm ndaj kujdesit për krijimin – vëren Papa – përhapet çuditërisht kultura e mbeturinave. Për këtë arsye, t’i shërbesh jetës është e domosdoshme, “sidomos kur ajo është më e brishtë dhe më e pambrojtur; sepse është e shenjtë, e krijuar nga Zoti për një fat të madh e të bukur”.

Sepse një shoqëri e drejtë nuk ndërtohet duke eliminuar të palindurit e padëshiruar, të moshuarit jo më të pavarur ose të sëmurët e pashërueshëm.

Respektoni dinjitetin e njeriut

Një “po” për jetën, është “po” për qytetërimin e dashurisë, për risimin e shoqërisë civile, sepse në këtë mënyrë gratë mund të çlirohen nga kushtëzimi, që i shtyn të ndërpresin shtatzëninë.

E qartë për të gjithë se shoqëria sot është e ndërtuar sipas kategorive të pasjes, të bërjes, të prodhimit, të dukjes. Angazhimi juaj, në harmoni me atë të mbarë Kishës, tregon një projektim tjetër, i cili e vendos në qendër dinjitetin e njeriut dhe favorizon më të ligshtit.

Bast për gratë

Në mesazhin e Lëvizjes për Jetën, Papa Françesku na fton të “vëmë bast për gratë, për aftësinë e tyre të mikpritjes, për bujarinë dhe guximin”. E shpreson që Qendrat e Ndihmës së Jetës të bëhen pika referimi për ata që kërkojnë mbështetje nga e gjithë bashkësia civile dhe kishtare.

Ju falënderoj për faqet e shpresës dhe butësisë që ndihmoni për të shkruar në librin e historisë dhe që mbeten të pashlyeshme: ato japin dhe do të japin shumë fryte.

Në fund të tekstit, Papa Françesku jep bekimin e tij, duke ia besuar secilin Shën Terezës së Kalkutës, kryetares shpirtërore të Lëvizjeve për jetën në botë!

08 mars 2025, 12:51