杏MAP导航

K?rko

Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Papa n? Gemelli, situata e q?ndrueshme. Nj? tort? si dhurat? nga punonj?sit sh?ndet?sor

Festa n? spitalin Gemelli me tort? p?r t? festuar dymb?dhjet? vjet?t e papnis? s? Fran?eskut. Terapit? vazhdojn? dhe Papa alternon oksigjenimin me fluks t? lart? gjat? dit?s dhe ajrimin mekanik gjat? nat?s.

R.SH. / Vatikan

Një festë e vogël pasditen e sotme për Papën në Poliklinikën Gemelli ku ndodhet i shtruar që prej datës 14 shkurt. Siç është njoftuar nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, personeli i kujdesit shëndetësor që ndihmon Françeskun organizoi një moment të shkurtër për Atin e Shenjtë për të festuar dymbëdhjetë vjetorin e papënisë së tij, duke i dhuruar një tortë.

Pasdite, Papa ndoqi Ushtrimet Shpirtërore për Kurien Romake nëpërmjet videolidhjes video me sallën Pali VI në Vatikan. Më pas rifilloi terapinë e frymëmarrjes. Vazhdon alternimi ndërmjet ajrimit mekanik joinvaziv gjatë natës dhe oksigjenimit me fluks të lartë me kanula hundore të përdorura gjatë ditës.

Situata klinike mbetet e pandryshuar në një kuadër kompleks. Nesër në mbrëmje pritet një buletin i ri mjekësor.

13 mars 2025, 19:52