杏MAP导航

K?rko

Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Papa n? Gemelli, situat? e q?ndrueshme dhe sh?rim i ngadalsh?m

Duke pasur parasysh stabilitetin e Pap?s, mjek?t nuk kan? publikuar asnj? buletin k?t? mbr?mje. “Nj? element pozitiv”ky, thot? Zyra e Shtypit e Selis? s? Shenjt?, duke n?nvizuar se informacioni mjek?sor do t? b?het m? i rrall?. Ati i Shenjt? Fran?esku vazhdoi terapit?

R.SH. / Vatikan

Nuk ka asnjë lajm për të njoftuar në lidhje me gjendjen klinike të Papa Françeskut, situata është stabile dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur që të mos publikojnë buletinin mjekësor të paralajmëruar mbrëmë. Kështu bëri të ditur nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke nënvizuar se ky duhet të konsiderohet një element pozitiv.

Me sa duket do të ketë informacione mjekësore nesër në mbrëmje, por ka gjasa që buletinet të rrallohen me kalimin e kohës duke pasur parasysh situatën e qëndrueshme. Edhe këtë mëngjes nuk do të ketë më asnjë komunikim se si e ka kaluar natën Papa.

Rimëkëmbja e Papës është e ngadaltë dhe kërkon kohë që përmirësimet të konsolidohen, informon gjithmonë Zyra e Shtypit. Sa i përket ditës së Papës, ajo iu kushtua lutjes dhe terapive të frymëmarrjes dhe motorike e fizioterapisë. Rimëkëmbja e Papës është e ngadaltë dhe duhet kohë që përmirësimet të konsolidohen, informon gjithmonë Zyra e Shtypit.

15 mars 2025, 10:08