杏MAP导航

K?rko

Per la polmonite del Papa situazione stabile

Papa ende n? spitalin Gemelli, rifilloi oksigjenimi pa mask?

Salla e Shtypit e Vatikanit p?rdit?son lajmet mbi sh?ndetin e Pap?s. Mbr?m?, buletini mjek?sor njoftoi p?r dy episode insuficience respiratore akute, shkaktuar nga grumbullimi i konsideruesh?m i mukusit. Fran?esku vazhdon mjekimin dhe fizioterapin? p?r frym?marrjen. Paraditja, kushtuar pushimit dhe lutjes

R.SH. – Vatikan

“Papa fjeti gjithë natën e tani vazhdon pushimin”: këtë njoftoi sot paradite (4 mars) Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e cila publikon dy herë në ditë një notë për gjendjen shëndetësore të Françeskut, i shtruar që prej 14 shkurtit në Poliklinikën Gemelli. Gjithashtu, vihet në dukje se Papa vazhdon mjekimin dhe fizioterapinë për frymëmarrjen. Sot, rifilloi oksigjenimin me kanula në hundë e jo më me maskë. Kujtojmë se ky lloj oksigjenimi i jep pacientit ajër të ngrohtë, të lagësht e të pasuruar me oksigjen. Përdoret gjithnjë në pacientët, që marrin frymë vetë, por kanë nevojë për oksigjen me fluks më të madh.

Paraditja e Atit të Shenjtë, sqaron më tej Salla e Shtypit, i është kushtuar pushimit dhe lutjes. Gjendja shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, megjithëse kuadri i përgjithshëm mbetet i ndërlikuar. Siç dihet, Papa shoqërohet nga punonjës shëndetësorë të Guvernatoratit të Vatikanit dhe nga një grup mjekësh të Poliklinikës Gemelli.

Buletini i mëparshëm

Mbrëmë, në buletinin e zakonshëm mjekësor, u raportuan “dy episode insuficience respiratore akute, shkaktuar nga grumbullimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial, që ka dhënë si pasojë bronkospazëm”, e cila u aspirua të dyja herët. Shtimi i mukusit është pasojë e pneumonisë. “Dy krizat u shkaktuan nga reagimi i bronkeve, në përpjekjen për ta nxjerrë mukusin, që grumbullohet për të eliminuar bakteret”. Vlerat e analizave të gjakut mbeten të pandryshuara dhe dëshmojnë për mungesën e leukocitozës, pra, nuk ka ndonjë shtim anormal të rruazave të bardha, prandaj, nuk ka asnjë infeksion të ri. Gjithsesi, prognoza mbetet e rezervuar dhe kuadri i gjendjes shëndetësore të Papës është i ndërlikuar. Françesku është gjithnjë i vetëdijshëm.

04 mars 2025, 14:35