杏MAP导航

K?rko

Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Nat? e qet? p?r Pap?n

Papa Fran?esku vazhdon duke pushuar pas nj? nate t? qet?. Ky ?sht? p?rdit?simi p?r sh?ndetin e Pap?s i publikuar m?ngjesin e sot?m, m? 6 mars, nga zyra e shtypit e Selis? s? Shenjt?.

R.SH. - Vatikan

Nata kaloi e qetë, Papa po pushon ende. Ky është përditësimi për gjendjen shëndetësore të Françeskut, i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë që prej datës 14 shkurt, i publikuar mëngjesin e sotëm, më 6 mars, nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Buletini mjekësor i mbrëmshëm njoftoi për gjendje të qëndrueshme pa asnjë episode të insuficiencës respiratore. Siç ishte programuar, Papa rifilloi ajrimin mekanik jo-invaziv gjatë natës, pasi i ishte nënshtruar gjatë ditës terapisë së oksigjenimit me fluks të lartë. Papa bashkëpunon me terapitë dhe është me humor të mirë. Mjekët theksuan mungesën e krizave në dy ditët e fundit, por duke pasur parasysh kompleksitetin e gjendjes klinike, prognoza mbetet e rezervuar.

06 mars 2025, 11:24