杏MAP导航

K?rko

Poliklinika Gemelli n? Rom? Poliklinika Gemelli n? Rom?

Nat? e qet? p?r Pap?n: vizit? n? Gemelli, kard. Parolin dhe imzot Pe?a Parra

P?rdit?sim i ri nga Salla e Shtypit e Selis? s? Shenjt? p?r sh?ndetin e Pap?s, shtruar n? Poliklinik?n Romake. Drejtori Matteo Bruni kujton se Fran?esku priti sot n? m?ngjes Sekretarin e Shtetit dhe z?vend?sin e tij. Papa h?ngri m?ngjes, piu kafe dhe lexoi disa gazeta

R.SH. / Vatikan 

“Nata mbrëmë ishte e qetë. Papa vijoi të pushojë”. Ky është komunikimi që ka mbërritur mëngjesin e sotëm, e dielë 2 mars, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papës, shtruar që prej datës 14 shkurt në Poliklinikën Gemelli.

Drejtori i Sallës së Shtypit, Matteo Bruni, bëri të ditur se Papa priti sot në mëngjes Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Pietro Parolin dhe zëvendësin e tij, Kryeipeshkvin Edgar Peña Parra. Kuptohet se Papa pas zgjimit kishte ngrënë mëngjes, kishte pirë kafe dhe kish lexuar disa gazeta, sepse mund të lëvizë dhe të ulet në një kolltuk. Terapitë vazhdojnë.

Papa në Gemelli është në kushte të qëndrueshme, nuk ka bronkospazma të reja

Françesku alternoi ventilimin mekanik jo-invaziv me periudha të gjata terapie me oksigjen të lartë, vazhdoi të hante dhe iu nënshtrua fizioterapisë së frymëmarrjes....

Të rejat, në buletinin e mëparshëm

Në buletinin e lëshuar mbrëmë shkruhet se gjendja klinike e Papës "mbetet e qëndrueshme", pas një sulmi të izoluar bronkospazme një ditë më parë. Episod që nuk u përsërit më. Papa - raportoi komunikimi mjekësor - alternoi ventilimin mekanik jo-invaziv me periudha të gjata terapie e me oksigjen të lartë, duke vijuar gjithmonë me një përgjigje të mirë ndaj shkëmbimit të gazit. Françesku është apiretik, nuk tregon leukocitozë dhe parametrat hemodinamikë kanë mbetur gjithmonë të qëndrueshëm; vazhdoi të hante dhe të bënte rregullisht fizioterapi respiratore, duke “bashkëpunuar aktivisht”. I zgjuar dhe i orientuar, Papa Françesku dje mori Eukaristinë dhe u lut për rreth njëzet minuta në kapelë.

Në lutje për Papën

Ndërkohë në dioqeza të ndryshme po organizohen gjithnjë e më shumë çaste lutjeje për shëndetin e Papës Françesku. Edhe sonte do të ketë një takim në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me kremtimin e lutjes së Rruzares; sot drejtohet nga kardinali Lëmoshtar, Konrad Krajewski.

02 mars 2025, 16:06