杏MAP导航

K?rko

Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Nat? e qet? p?r Pap?n n? Gemelli

Njoftimet e reja p?r Pap?n, botuar sot n? m?ngjes, 12 mars, nga Salla e Shtypit e Vatikanit. Fran?esku, gjendja klinike e t? cilit mbetet e q?ndrueshme, me p?rmir?sime t? lehta brenda nj? kuadri kompleks, dje ndoqi Ushtrimet Shpirt?rore t? Kuries Romake n? Sall?n Pali VI p?rmes videolidhjes, iu kushtua lutjes dhe mori Eukaristin?. Vazhdoi edhe terapit? e oksigjenimin gjat? dit?s.

R.SH. / Vatikan

“Papa kaloi një natë të qetë”. E komunikoi mëngjesin e sotëm, 12 mars, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke dhënë lajmet e ditës për shëndetin e Papës, i cili vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë, që nga data 14 shkurt.

Njoftimet në buletinin e mëparshëm

Mbrëmë, lidhur me situatën klinike të Papës, Salla vatikanase e Shtypit shpjegoi se mjekët flasin për përmirësime të lehta brenda një kuadri që mbetet kompleks. Nuk u publikua asnjë buletin mjekësor për shkak të stabilitetit të situatës. Si në mëngjes, ashtu edhe pasdite, Papa Françesku ndoqi, në lidhje me Sallën e Palit VI, Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake, duke iu kushtuar lutjes dhe meditimit, siç e kërkon koha dhe, për këtë arsye, nuk priti vizitorë. Mori edhe Kungimin.

Vazhdoi edhe terapitë e përshkruara si dhe oksigjenimin me flukse të larta me kanula në hundë. Sot, më 12 mars, priten informacione të mëtejshme nga mjekët të cilët, të hënën më 10 mars, e deklaruan jashtë rrezikut, duke rezervuar të drejtën për shqyrtimin e mëtejshëm të kuadrit klinik, ende të ndërlikuar. Teksti i katekizmit për publikun e gjerë nuk do të publikohet sot, pasi nuk është planifikuar për shkak të Ushtrimeve Shpirtërore.

12 mars 2025, 11:47