杏MAP导航

K?rko

Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Nat? e qet? p?r Pap?n Fran?esku n? Gemelli

Njoftim i ri p?r sh?ndetin e Pap?s, publikuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit sot, n? m?ngjesin e 9 marsit. Fran?esku po p?rmir?sohet ngapak, shpjegon buletini i mbr?msh?m, ka qen? pa ethe, shk?mbimet e tij t? gazit jan? p?rmir?suar; por prognoza ?sht? ende e rezervuar.

R.SH. / Vatikan

“Nata ishte e qetë, Papa po pushon”. Kështu u njoftua mëngjesin e sotëm, 9 mars, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë gjendja shëndetësore e Papës, që vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë, që prej datës 14 shkurt.

Sonte do të thuhet rruzarja e katërmbëdhjetë për Papën, në Sheshin e Shën Pjetrit. Do t’i prijë kardinali José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin.

Buletini i djeshëm

Mbrëmë Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi se "kushtet klinike të Atit të Shenjtë ditët e fundit mbetën të pandryshueshme ", me "përgjigje të mirë ndaj terapisë" dhe "përmirësim gradual, të lehtë". Në buletinin e shpërndarë për mediat, sqarohej se Papa Françesku "është gjithnjë pa ethe, se shkëmbimi i gazit i është përmirësuar" dhe "testet e analizat e gjakut janë të qëndrueshme". Megjithatë, “mjekët, për të regjistruar këto përmirësime fillestare, edhe gjatë ditëve në vijim, prognoza mbetet ende e rezervuar”.

Sot paradite, gjatë Meshës në Sheshin e Shën Pjetrit për Jubileun e Botës së Vullnetarizmit, Kardinali Michael Czerny lexoji predikimin e Papës, ndërsa lutja e Engjëllit të Zotit transmetohet si të dielave të mëparshme. Sot pasdite Papa Françesku do të ndjekë ushtrimet shpirtërore - të cilat fillojnë në Sallën Pali VI, në Vatikan - në bashkim shpirtëror me Kurien Romake.

09 mars 2025, 14:20