杏MAP导航

K?rko

Emigrant?t Emigrant?t

"Misionar?t e Shpres?s", tema e Dit?s Bot?rore t? Emigrant?ve dhe Refugjat?ve 2025

U shpall tema e zgjedhur nga Papa Fran?esku me rastin e Jubileut t? Emigrant?ve dhe t? Bot?s Misionare, n? 111-vjetorin e k?tij viti. Nuk do t? kremtohet si zakonisht t? diel?n e fundit t? shtatorit, por m? 4 dhe 5 tetor.

R.SH. / Vatikan

Emigrantët, misionarë të shpresës”, kjo është tema e zgjedhur nga Papa Françesku për Ditën e 111-të Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve. Sivjet nuk do të kremtohet si zakonisht të dielën e fundit të shtatorit, por më 4 dhe 5 tetor, me rastin e Jubileut të Emigrantëve dhe të Botës Misionare.

Njoftimi jepet në një shënim nga Dikasteri i Vatikanit për Nxitjen e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, i përfshirë në organizimin e Ditës, ku theksohet se "në dritën e Jubileut, tema nxjerr në pah guximin dhe këmbënguljen e emigrantëve dhe të refugjatëve, të cilët çdo ditë dëshmojnë për shpresën në të ardhmen, pavarësisht vështirësive. Është shpresa për ta gjetur lumturinë e plotë, që i çon edhe përtej kufijve, shpresë që i nxit t’i besojnë plotësisht   Zotit".

"Migrantët dhe refugjatët bëhen 'misionarë të shpresës' në bashkësitë ku mirëpritën - thekson Dikasteri i Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor - shpesh duke kontribuar në rigjallërimin e fesë së tyre dhe nxitjen e dialogut ndërfetar bazuar mbi vlerat e përbashkëta. I kujtojnë, kështu, Kishës qëllimin përfundimtar të shtegtimit tokësor, domethënë arritjen e Atdheut të ardhshëm".

03 mars 2025, 15:34