杏MAP导航

K?rko

Rezidenca e Papa Fran?eskut "Domus Sanctae Marthae" e njohur edhe si "Sht?pia e Sh?n Mart?s" n? Vatikan Rezidenca e Papa Fran?eskut "Domus Sanctae Marthae" e njohur edhe si "Sht?pia e Sh?n Mart?s" n? Vatikan

Papa: “Kreshma si koh? sh?rimi, n? shpirt dhe trup”

Sh?mb?lltyra ungjillore e djalit plangprish?s, ose m? mir?, kujtoi Papa Fran?esku, “e atit t? m?shirsh?m”, na zbulon zemr?n e Zotit. Ai ?sht? Ati i m?shirsh?m q?, n? Jezusin, na do jasht? ?do mase, pret t? pendohemi, sa her? q? gabojm?. E pret t? kthehemi, kur largohemi prej Tij.

R.SH. / Vatikan

Në tekstin e lutjes mariane të Engjëllit të Zotit të kësaj së diele, të 4-të të kohës liturgjike të Kreshmëve, duke reflektuar mbi pjesën e Ungjillit nga Luka (Lk 15, 1-3.11-32), Papa u kujton besimtarëve shëmbëlltyrën që Jezusi tregon për atë “baba që ka dy djem: njëri largohet nga shtëpia, por pastaj, pasi ka përfunduar në varfëri, kthehet dhe mirëpritet me gëzim; tjetri, djali “i bindur”, i indinjuar me të atin, nuk dëshiron të hyjë në festën e përgatitur për djalin që është kthyer përsëri në shtëpinë e atit”. Një histori që tregon dhe “zbulon zemrën e Zotit: gjithmonë i mëshirshëm ndaj të gjithëve; shëron plagët tona që të mund ta duam njëri-tjetrin si vëllezër”.

Zoti na do jashtë çdo mase e na pret me dhembshuri

Figura e atit të shëmbëlltyrës ungjillore - shkuran Papa -  na zbulon zemrën e Zotit. Ai është Ati i mëshirshëm që, në Jezusin, na do jashtë çdo mase, pret  të pendohemi, sa herë që gabojmë. E pret të kthehemi, kur largohemi prej Tij, duke menduar se mund të bëjmë edhe pa Të: Zoti është gjithnjë gati të na i hapë krahët, sido që të ndodhë:

Ashtu si ati, i shëmbëlltyrës së Ungjillit të kësaj së diele të 4-të të kohës liturgjike të Kreshmëve, edhe Zoti vijon të na konsiderojë bijtë e tij, kur humbasim, e vjen të na takojë me dashuri, kur rikthehemi tek Ai. Gabimet që bëjmë, edhe kur janë të mëdha, nuk e skërfisin besnikërinë e dashurisë së Tij. Në Sakramentin e Rrëfimit mund të rinisim gjithnjë nga e para; Ai na pret, na e rikthen dinjitetin e bijve të Tij e na thotë: ‘Ec përpara! Ji në paqe! Ngreju e ec përpara!’.

Papa Françesku e zhvendos vëmendjen pastaj në udhën drejt Pashkëve, i nxit besimtarët ta jetojnë “këtë Kreshmë, aq më tepër në vitin Jubilar të shpresës, si një kohë shërimi”, dhe flet në vetën e parë.

Edhe unë po e përjetoj kështu, në shpirt e në trup. Prandaj, falënderoj sinqerisht të gjithë ata që, sipas shëmbëlltyrës së Shpëtimtarit Jezus, janë për të afërmin mjete shërimi me fjalë dhe njohuritë e tyre, me dashuri dhe me lutje.

Vështrimi i Papës zgjerohet, pra, tek të gjithë njerëzit me urimin e vëllazërisë në Jezusin Shpëtimtar.

Brishtësia dhe sëmundja janë përvoja që na bashkojnë të gjithëve; pa harruar se ne jemi vëllezër në shpëtimin që na ka dhuruar Krishti.

30 mars 2025, 15:06