杏MAP导航

K?rko

Renditja e korrespondenc?s n? nj? qend?r klasifikimi Renditja e korrespondenc?s n? nj? qend?r klasifikimi

“I dashur Pap?, po t? shkruaj”, bum letrash drejtuar Fran?eskut

"I dashur Pap?, po ju shkruaj". Gjithnj? e m? shum? njer?z po marrin stilolapsin p?r t'i shkruar Atit t? Shenjt?: n?se normalisht merr qindra letra n? jav? nga e gjith? bota - q? kur u shtrua n? spitalin Gemelli, Papa pati rritje t? ndjeshme t? v?llimit t? korrespondenc?s. “Deri n? 150 kg m? shum? post? n? dit?”, shpjegon Poste Italiane n? nj? sh?nim. P?rpara se t'i dor?zohen marr?sit, letrat, shpesh t? shoq?ruara me vizatime, b?jn? nj? udh?tim t? gjat? kontrollesh dhe renditjesh.

R.SH. / Vatikan

"I dashur Papë, po ju shkruaj". Gjithnjë e më shumë njerëz po marrin stilolapsin për t'i shkruar Atit të Shenjtë: nëse normalisht merr qindra letra në javë nga e gjithë bota - që kur u shtrua në spitalin Gemelli, Papa pati rritje të ndjeshme të vëllimit të korrespondencës. “Deri në 150 kg më shumë postë në ditë”, shpjegon Poste Italiane në një shënim. Përpara se t'i dorëzohen marrësit, letrat, shpesh të shoqëruara me vizatime, bëjnë një udhëtim të gjatë kontrollesh dhe renditjesh.

Udhëtimi i "postës së Papës"

Pas një ndalese fillestare në qendrën e klasifikimit Fiumicino, fluksi ditor i postës me destinacion Selinë e Shenjtë u nënshtrohet kontrolleve të sigurisë dhe përpunohet nga një makinë regjistrimi dhe peshimi e kompjuterizuar. Më pas “Posta e Papës” ndalon në Qendrën e Shpërndarjes, në pjesën veriore të kryeqytetit, që mbulon edhe zonën e Poliklinikës Gemelli. Këtu, korrespondenca renditet më tej dhe klasifikohet në kuti të caktuara për të ashtuquajturit "klientë të mëdhenj", duke përfshirë edhe Poliklinikën, ku aktualisht ndodhet Papa.

Shenjë e prekshme e dashurisë

Në këto ditë, “mali” i mesazheve për Papën është veçanërisht i dukshëm. "Emocionuese!" - thotë kreu i Qendrës së Shpërndarjes, Andrea Di Tommaso - "Të shohësh letra nga e gjithë bota drejtuar Atit të Shenjtë në këtë çast delikat, është  shenjë e bukur dashurie dhe pjesëmarrjeje".

17 mars 2025, 10:53