杏MAP导航

K?rko

Poliklinika Gemelli n? Rom? Poliklinika Gemelli n? Rom?

Papa n? Gemelli ?sht? n? gjendje t? q?ndrueshme, pa bronkospazm? t? re

Fran?esku alternoi ajrimin mekanik jo invaziv me periudha t? gjata t? terapis? s? oksigjenit me fluks t? lart?, vazhdoi t? ushqehej dhe kreu fizioterapi t? frym?marrjes. Prognoza mbetet e rezervuar

R.SH. / Vatikan

Papa ka alternuar ventilimin (ajrimit) mekanik jo-invaziv me periudha të gjata të terapisë së oksigjenit me fluks të lartë, duke pasur gjithmonë një përgjigje të mirë ndaj shkëmbimit të gazit.

Ati i Shenjtë është apiretik dhe nuk tregon leukocitozë. Parametrat hemodinamikë kanë mbetur gjithmonë të qëndrueshëm; ka vazhduar të ushqehej dhe me fizioterapi të frymëmarrjes, duke bashkëpunuar në mënyrë aktive. Nuk ka paraqitur episode të bronkospazmës. Ati i Shenjtë është gjithmonë vigjilent dhe mirë i orientuar. Pasdite mori Eukaristinë, pastaj iu përkushtua lutjes. Prognoza mbetet e rezervuar.

Kështu njofton sot në mbrëmje buletini i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papës, i cili që pesëmbëdhjetë ditë është shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë.

01 mars 2025, 18:59