杏MAP导航

K?rko

F?mij?t n? spiatlin romak Gemelli (AFP ose licencuesit) F?mij?t n? spiatlin romak Gemelli (AFP ose licencuesit)

Fran?esku: pran? t? s?mur?ve, t? brisht? si un?. Faleminderit f?mij?, Papa ju do

N? tekstin e Engj?llit t? p?rgatitur nga Papa, Fran?esku kujton se gjat? s?mundjes asgj? nuk mund t? na pengoj? t? duam dhe t? lutemi. E edhe na nxit ta shikojm? n? njeriun q? ?sht? pran? nesh n? prov?, pasqyrimin e drit?s s? Zotit. N? zemr?n e Pap?s, edhe vendet e shkat?rruara nga lufta.

R.SH. / Vatikan

Është drita, ajo që transformon, që verbon, që ledhaton në dhimbje e që drejton mendimet e Papës në lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot, përgatitur prej tij, në këtë të dielë të dytë të Kreshmëve. Është drita e Shndërrimit të Jezusit, që e bën të dukshme një nga të vërtetat më të mëdha për dishepujt, të cilët e ndjekin pas në mal: “prapa gjesteve - thekson Françesku - që Ai kryen mes tyre”, është “drita e dashurisë së tij të pafundme”.

Periudha e provës

Dashuri që Papa e ndjen fort! "Ndërsa unë po përballoj - shkruan - një periudhë prove, bashkohem me shumë vëllezër e motra, të sëmurë: të brishtë, në këtë çast, si unë".

Trupi ynë është i ligësht, por edhe kështu, asgjë nuk mund të na pengojë të duam, të lutemi, të dhurojmë vetveten, të jemi për njëri për tjetrin, në fe e në shenjat e shndritshme të shpresës.

Rrezet e dashurisë së Jezusit

Të jeni dritë, edhe në viset ku lëngon vuajtja. Dritë - shton Papa - e cila gjendet edhe tek njerëzit që Zoti i dërgon pranë nesh.

Sa dritë shkëlqen, në këtë kuptim, në spitale dhe në vendet e kujdesit! Sa vëmendje e ëmbël ndriçon dhomat, korridoret, klinikat, vendet ku kryhen shërbimet më modeste! Prandaj sot dua t'ju ftoj të bashkoheni me mua për të lavdëruar Zotin, që nuk na braktis kurrë e që, në çastet e dhimbjes dërgon pranë nesh njerëz, të cilët pasqyrojnë rreze të dashurisë së tij.

Lutja e fëmijëve

Françesku falënderon ata që e ndihmojnë “me kaq përkushtim”, ndjen pranë një popull që lutet pandërprerë për shëndetin e tij; nga më të vegjlit – tek më të mëdhenjtë.

E di se shumë fëmijë luten për mua; disa prej tyre erdhën sot këtu në “Gemelli” në shenjë afërsie. Faleminderit fëmijë të dashur! Papa ju do dhe pret gjithmonë t'ju takojë.

Kujtimi i vendeve të plagosura nga konfliktet

Edhe nga Poliklinika Gemelli, në Romë, Papa ka në zemër vendet e “plagosura nga lufta”: Ukrainën e martirizuar, Palestinën, Izraelin, Libanin, Mianmarin, Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos”.

Një Kishë gjithnjë e më sinodale

Në vijim të lutjes së sotme të Engjëllit të Zotit, Papa kujton rrugën e miratuar nga ai vetë, për të shoqëruar Kishat në zbatimin e dokumentit përfundimtar të Sinodit të vitit 2024 dhe për të ecur drejt një Asambleje Kishtare, në vitin 2028.

E edhe na fton të lutemi për Kishën, e thirrur për ta shndërruar në zgjedhje konkrete gjykimin e bërë në Asamblenë e fundit Sinodale. Falënderoj Sekretarinë e Përgjithshme të Sinodit, që do t’i shoqërojë Kishat vendase në këtë angazhim, në tre vitet e ardhshme. Në përfundim, lutja e përhershme, plot  devocion e besim amtar, drejtuar Marisë, në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit:

“Virgjëra Mari na mbroftë dhe na ndihmoftë që të jemi, si ajo, bartëse të dritës dhe të paqes së Krishtit”.

16 mars 2025, 13:17