杏MAP导航

K?rko

Besimtar? n? lutje p?r Atin e Shenjt?, para spitalit Gemelli n? Rom? Besimtar? n? lutje p?r Atin e Shenjt?, para spitalit Gemelli n? Rom?

Papa vazhdon terapit?, anulohet audienca jubilare e 1 marsit

Fran?esku fjeti mir? gjat? nat?s s? kaluar, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit. Papa vazhdon terapit? dhe ende i jepet oksigjen, i ?sht? n?nshtruar analizave t? tjera dhe mund t? q?ndroj? i ulur n? kolltuk. ?sht? i informuar p?r nismat e shumta t? lutjes, q? po organizohen p?r t?. Anulohet audienca jubilare e 1 marsit

R.SH. – Vatikan

Papa ka fjetur mirë gjatë natës e tani pushon. Ky është njoftimi i ditës së sotme, 27 shkurt, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përsa i përket gjendjes shëndetësore të Papës, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli të Romës që prej datës 14 shkurt.

Mësohet gjithashtu se, sot në mëngjes, Papa vazhdoi terapitë e caktuara nga mjekët, duke iu nënshtruar disa analizave të tjera. Vazhdon edhe oksigjenimi, por tashmë, mund të ulet në kolltuk. Ati i Shenjtë informohet për nismat e shumta të lutjes që po organizohen për të kudo. Kujtojmë se edhe në Shqipëri, dita e sotme është caktuar nga Konferenca Ipeshkvnore si ditë e lutjes për shëndetin e Papës. Ipeshkvijtë shqiptarë u kanë bërë thirrje gjithë besimtarëve të bashkohen në lutje për t’i kërkuar Zotit që Françesku të shërohet sa më shpejt e të kthehet në shërbimin e tij në krye të Kishës universale.

Gjithnjë nga Salla e Shtypit e Vatikanit njoftohet se edhe gjendja shpirtërore e Papës është e mirë. Për shkak se do të mbetet i shtruar në spital, “audienca jubilare e së shtunës, 1 mars, anulohet".

Buletini i mbrëmshëm

Buletini mjekësor i mbrëmshëm vuri në dukje një "përmirësim të lehtë". Skanimi CT (Skanimi i Tomografisë së Kompjuterizuar) i mushkërive konfirmon "evolucionin normal të kuadrit inflamator pneumonar", pra, pneumonia e dyanshme vijon të shërohet gradualisht. Vazhdon terapia me oksigjen, si edhe fizioterapia për përmirësimin e frymëmarrjes. Gjithsesi, prognoza mbetet e rezervuar.

27 shkurt 2025, 13:09