Papa shtrohet n? spitalin Gemelli p?r analiza dhe mjekim p?r bronkitin
R.SH. – Vatikan
“Sot në mëngjes, në fund të audiencave të ditës, Papa Françesku u shtrua në Poliklinikën Agostino Gemelli, në Romë, për disa analiza të nevojshme diagnostike dhe për të vazhduar mjekimin e bronkitit në një ambient spitalor”. Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Prej disa ditësh, edhe vetë Papa pati folur publikisht për problemet e tij shëndetësore, që e penguan të lexojë katekezën e audiencës së përgjithshme, homelitë dhe fjalimet e tjera të përgatitura. Sot në mëngjes, Ati i Shenjtë Bergoglio e respektoi rendin e takimeve të planifikuara, të gjitha të mbajtura në Shtëpinë e Shën Martës, ku banon e pastaj, u nis për në Poliklinikën, ku janë mjekuar të gjithë Papët e fundit.
Kjo është hera e katërt që Papa Françesku shtrohet në spitalin romak, pas operacionit të planifikuar në qershor 2021 e pastaj, në qershor 2023 për një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkaq, në mars 2023, u shtrua për disa analiza.