杏MAP导航

K?rko

Nj? imazh nga traileri i konferenc?s  Nj? imazh nga traileri i konferenc?s

Papa k?rkon "shikim t? aft?, p?r t? kuptuar nevojat e v?llait"

N? mesazhin p?r kongresin treditor t? thirrjeve, hapur dje, 7 shkurt, n? Madrid, me tre mij? pjes?marr?s, Papa fton p?r t’i shfryt?zuar gjithnj? n? kulm talentet. Ky ?sht? q?llimi p?rfundimtar i jet?s: mos t? shp?rdorohen t? mirat materiale dhe shpirt?rore, p?r t’i larguar t? tjer?t nga ne e nga Zoti. "N? zyr?, n? familje, n? apostullim, n? sh?rbim, ?ojeni Zotin kudo q? ju d?rgon".

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku u dërgon një mesazh pjesëmarrësve në Kongresin Kombëtar të Thirrjeve me titull në spanjisht “¿Para quién soy? “Assemblea de llamados para la misión”(Asambleja e të thirrurve në Misionqë e pyesin veten kush jam unë?). Kongresi do të mbahet në Madrid nga 7 deri më 9 shkurt 2025.

"Isha i kënaqur që motoja e Kongresit përdori fjalët e Nxitjes Apostolike Post-Sinodale Christus Vivit. "Shpesh" - shkruhet në dokument, "në jetë humbasim kohë duke pyetur veten: "Epo kush jam unë?", por nuk arrijmë tek pyetja themelore: "Po unë, për kë jam?". Ti je për Zotin, pa dyshim. Por Ai gjithashtu dëshiron të jesh edhe për të tjerët, ndaj të pajisi  me shumë cilësi, prirje, dhurata dhe karizma, që nuk janë për ty, por për të tjerët”, kujton Papa në spanjisht.

Ashtu si i riu i pasur, “e mira që dëshirojmë nuk arrihet duke plotësuar kërkesat dhe duke arritur objektivat e, edhe nëse jemi përpjekur t'i bëjmë të gjitha këto që në rini, do të na mungojë gjithmonë diçka shumë e thjeshtë, dhurimi i plotë i vetvetes, për të ndjekur Krishtin në provën e dashurisë më të madhe” - thekson Françesku në Mesazh.

Papa jep shembullin e Danës, përmbytjes që goditi Spanjën pak kohë më parë. “Situatë që na vë në dyshim të thellë dhe na ringjall idenë “për kë jam unë? Kujt i përkas?

Sa shumë dëshmi guximi, solidariteti, për të parë se në këto rrethana ajo që kam e ajo që jam, ka një qëllim konkret: të tjerët. E kur nuk është kështu, hidhërimi bëhet i dukshëm, klithma e tokës dhe e Zotit na thërret: “A s’ishe ti përgjegjës për vëllain tënd?”. Në të kundërtën, gjithçka që kemi e gjithçka që mund të japim, do ta gjejmë si gur i çmuar në angrrat e mëshirës së Zemrës së tij hyjnore”, nënvizon Papa në mesazhin, gjithmonë në spanjisht.

Françesku kujton “dëshminë e të gjithë atyre të rinjve, të cilët, siç e kemi parë në katastrofën e DANA-S, në pritjen e emigrantëve apo në vullkanin e La Palma-s, janë të parët që shpërvjelin mëngët për të nisur punën. Për të dalluar thirrjen tonë, ta ndjekim këtë shembull, e do të mund të kuptojmë vlerën e të mirave shpirtërore ose materiale, që jemi thirrur t’i përdorim”, na kujton Papa.

Së fundi, këshilla e Françeskut: “U kërkojmë vëllezërve në këtë Kongres të thirrjeve një vështrim të aftë për të perceptuar nevojën e vëllait, jo në mënyrë abstrakte, por në konkretësinë e syve që ngulen mbi ne, si ato të sakatit në tempull. Në zyrë, në familje, në apostollim, në shërbim, ta çojmë Zotin kudo që na dërgon. E kjo është thirrja jonë”.

08 shkurt 2025, 16:30