杏MAP导航

K?rko

Nj? grup njer?zish n? sheshin e Poliklinik?s Gemelli, n? Rom?, p?rball? statuj?s s? Gjon Palit II (ANSA) Nj? grup njer?zish n? sheshin e Poliklinik?s Gemelli, n? Rom?, p?rball? statuj?s s? Gjon Palit II (ANSA)

Papa kaloi nj? nat? t? qet?

P?rdit?simi i m?ngjesit t? sot?m, 26 shkurt, p?r sh?ndetin e Pap?s s? shtruar n? Poliklinik?n Gemelli. Lajmi u b? i ditur nga Zyra e Shtypit e Selis? s? Shenjt?, e cila mbr?mjen e djeshme dha detaje mbi gjendjen klinike t? Fran?eskut, t? cilat “mbeten kritike, por stacionare”; "nuk ka pasur episode akute t? frym?marrjes dhe parametrat hemodinamik? vazhdojn? t? jen? t? q?ndrueshme" dhe "prognoza mbetet e rezervuar"

R.SH. / Vatikan

Në një komunikim mëngjesin e sotëm, të 26 shkurtit, me gazetarët, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë bën me dije se, në Poliklinikën Gemelli, “Papa ka kaluar një natë të qetë dhe po pushon”.

Mbrëmjen e djeshme, në një njoftim, Zyra e Shtypit e Vatikanit njoftoi se "kushtet klinike të Atit të Shenjtë mbeten kritike, por stacionare. Nuk ka pasur episode akute të frymëmarrjes dhe parametrat hemodinamikë vazhdojnë të jenë të qëndrueshme" dhe se Papa "i është nënshtruar një skanimi CT kontrolli të planifikuar për monitorimin radiologjik të "prognozës së rezervuar të pneumonisë". Dhe dje, shtoi Zyra e Shtypit, Françesku “pas marrjes së Eukaristisë në mëngjes, rifilloi aktivitetet e tij të punës”.

26 shkurt 2025, 10:08