Papa Fran?esku kaloi nj? nat? t? qet? n? Gemelli
R.SH. / Vatikan
“Si në ditët e mëparshme, nata kaloi e qetë dhe Papa tani është duke pushuar”. Këtë bën të ditur Salla e Shtypit e Vatikanit në lajmin e mëngjesit të sotëm, 28 shkurt, për gjendjen shëndetësore të Papës, që vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli që prej datës 14 shkurt.
Në buletinin e publikuar mbrëmë, për gjendjen e Françeskut shkruhej “në përmirësim”, duke alternuar terapinë e oksigjenit me fluks të lartë e me ventimask. Megjithatë, nevojiten ditë të mëtejshme stabiliteti klinik për të zgjidhur prognozën. Mëngjesi i djeshëm kaloi mes fizioterapisë respiratore dhe pushimit; pasditja, me lutje në kapelën e apartamentit privat dhe veprimtari pune. Sipas asaj që mësohet, Papa doli nga faza më kritike, por situata mbetet ende e ndërlikuar e, për këtë arsye, edhe e prognoza, e rezervuar.