杏MAP导航

K?rko

Trafikimi njer?zor (E drejta e autorit Marlon Lopez MMG1design. T? gjitha t? drejtat e rezervuara.) Trafikimi njer?zor (E drejta e autorit Marlon Lopez MMG1design. T? gjitha t? drejtat e rezervuara.)

Papa: ambasador?t e shpres?s kund?r trafikimit, asgj?sues i dinjitetit njer?zor

N? Mesazhin p?r Dit?n XI bot?rore t? lutjes dhe reflektimit kund?r trafikimit t? njer?zve, Papa u k?rkon t? gjith?ve t? “b?jn? nj? p?rpjekje t? madhe” p?r t’i dh?n? fund shfryt?zimit dhe trafikimit, q? lindin nga padrejt?sia e nga luft?rat. Fran?esku na nxit t? shikojm? t? rinjt? q? n? mbar? bot?n po luftojn? "me ngulm e dashuri", duke d?gjuar viktimat.

R.SH. / Vatikan

Ka disa pyetje të rëndësishme që duhet të marrin përgjigje në mesazhin e Papës për Ditën e e 11-të Botërore të lutjes dhe reflektimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore me temë: "Ambasadorët e Shpresës: së bashku kundër trafikimit të qenieve njerëzore". "Fenomen i ndërlikuar - shkruan Papa Françesku - në evolucion të vazhdueshëm, që ushqehet nga luftërat, konfliktet, uria dhe pasojat e ndryshimeve klimatike".

E në vijim, bën pyetjen: "Si mund të ushqehet shpresa përballë miliona njerëzve, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të rinjve, emigrantëve dhe refugjatëve, të bllokuar në këtë skllavëri moderne?". Si mund të gjejmë udhë të reja “për të luftuar tregtinë e organeve dhe indeve njerëzore, shfrytëzimin seksual të djemve dhe vajzave, punën e detyruar, duke përfshirë prostitucionin, trafikun e drogës dhe trafikun e armëve?”. "Si mund t'i regjistrojmë të gjitha këto në botë dhe të mos e humbasim shpresën?". Përgjigja e Papës Françesku është e thjeshtë dhe e qartë.

Vetëm duke i lartuar sytë drejt Krishtit, shpresës sonë, mund të gjejmë forcën për një angazhim të ri, që nuk lejon të mundet nga përmasa e  problemeve dhe e dramave, por që ?? edhe në errësirë punon për të ndezur flakët e dritës të cilat, të bashkuara, mund ta ndriçojnë natën deri në agim.

Të rinj, dritë shprese

Flakët e dritës janë të rinjtë, që luftojnë kundër kësaj murtaje. “Ata na thonë - shkruan Papa Bergoglio - se ne duhet të bëhemi ambasadorë të shpresës dhe të veprojmë së bashku, me këmbëngulje dhe dashuri, se duhet të qëndrojmë përkrah viktimave dhe të mbijetuarve e se vetëm me ndihmën e Zotit mund ta kapërcejmë tundimin për të menduar se trafikimi nuk do të çrrënjoset kurrë dhe mund të vihen në jetë me kurajo dhe efektivitet nisma të synuara për të dobësuar dhe për të luftuar mekanizmat ekonomike e kriminale, që përfitojnë nga trafikimi dhe shfrytëzimi. Është Zoti që, me frymën e Tij, na tregon rrugën.

Na mëson, para së gjithash, të dëgjojmë me afërsi dhe mëshirë, njerëzit që e jetuan trafikimin, t'i ndihmojmë të ngrihen në këmbë dhe, së bashku me ta, të gjejmë mënyrat më të mira për t’i çliruar të tjerët dhe për ta parandaluar këtë poshtërim njerzor.

Në mbrojtje të dinjitetit njerëzor

 Në luftën kundër këtij fenomeni, i cili "kërkon përgjigje globale dhe përpjekje të përbashkët", Papa u bën thirrje qeverive dhe organizatave që, para së gjithash, "të nxisin nismat për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore në të gjitha format e tij dhe për promovimin e paqes në botë".

Së bashku mund të bëjmë përpjekje të mëdha dhe të krijojmë kushtet që trafikimi dhe shfrytëzimi të ndalohen dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut të mbizotërojë gjithmonë, në njohjen vëllazërore të njerëzimit të përbashkët.

Për këtë detyrë Papa Françesku kërkon mbrojtjen e Shën Giuseppina Bakhita-s, motër e re rregulltare sudaneze, kujtimi liturgjik i së cilës kremtohet më 8 shkurt. Ishte viktimë e trafikimit që në fëmijëri, por më pas u bë simbol i kushtimit kundër fenomenit.

Në këtë vit jubilar - nënvizon Papa - ne ecim së bashku, si ‘shtegtarë shprese’, edhe në rrugën e luftës kundër trafikimit”.

07 shkurt 2025, 11:38