杏MAP导航

K?rko

Papa dhe kryeministri sllovak Robert Fico Papa dhe kryeministri sllovak Robert Fico

Kryeministri sllovak Fico n? audienc? te Papa

Kryeministri sllovak Fico i shoq?ruar nga nj? delegacion u prit sot nga Papa n? Sht?pin? e Sh?n Mart?s. N? bisedimet n? Sekretarin? e Shtetit t? Vatikanit, fokusimi n? "paq?ndrueshm?rin? e vazhdueshme" n? Ukrain? dhe "perspektivat e paqes", "arm?pushimi brisht?" n? Izrael dhe Palestin? dhe emergjenca humanitare n? Gaza

R.SH. / Vatikan

Audienca e Papës me kryeministrin e Republikës Sllovake, Robert Fico, të cilin e priti në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, zgjati gjysmë ore, nga ora 9 deri në orën 9.30. Bashkë me kryeministrin sllovak Fico në audiencën e sotme te Papa ishte edhe një delegacion prej gjashtë anëtarësh, mes të cilëve edhe nëna e tij 83-vjeçare, siç njoftoi dje vetë Fico në rrjetin social.

Bisedime në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit u përqendruan te luftërat

Menjëherë pas audiencës papnore, kreu i qeverisë së Bratislavës u zhvendos në Pallatin Apostolik të Vatikanit për takimin, në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, me kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Miros?aw Wachowski, nënsekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta”, informon Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, “u ripohua vlerësimi i ndërsjellë për marrëdhëniet solide dypalëshe dhe angazhimi për të mirën e përbashkët dhe kohezionin social. Në këtë kontekst, vëmendje të veçantë iu kushtua çështjes së antropologjisë dhe çështjeve që kanë të bëjnë me familjen dhe arsimin”.

“Më tej u fol rreth situatës ndërkombëtare – vazhdon njoftimi i zyrës së shtypit të Vatikanit - duke u fokusuar në paqëndrueshmërinë e vazhdueshme në Ukrainë dhe perspektivat për paqe, si dhe në armëpushimin e brishtë në Izrael e Palestinë dhe në emergjencën e rëndë humanitare në Gaza”.

Dhuratat

Në fund të dialogut konfidencial, Papa, gjatë shkëmbimit tradicional të dhuratave, i dhuroi kryeministrit Fico një vepër prej terrakote të titulluar "Butësi e dashuri”, së bashku me vëllimet e dokumenteve papnore, Mesazhin e Paqes së këtij viti, vëllimin “Të persekutuar për të vërtetën, Ukrainasit greko-katolikë pas perdes së hekurt” me albumin fotografik me ngjyra të publikuar nga shtëpia botuese e Vatikanit LEV, rezultat i një projekti kërkimor nga Instituti i Historisë së Kishës i Universitetit Katolik të Ukrainës mbi jetën klandestine të Kishës greko-katolike të Ukrainës, që dokumenton trashëgiminë e martirëve dhe dëshmitarëve të fesë.

Kryeministri sllovak Fico iu përgjigj me një vepër bronzi që pasqyron shenjtorët Cirilin e Metodin, pajtorë qiellorë të Evropës, festa e të cilëve kremtohet sot, dhe një basoreliev druri nga një artist sllovak, që paraqet një engjëll roje.

14 shkurt 2025, 13:06