杏MAP导航

K?rko

Palestin? Palestin?

Fran?esku: nuk lind?m p?r t? vrar?, t? gjinden shtigjet e paqes

N? fund t? audienc?s s? p?rgjithshme, Fran?esku p?rs?riti thirrjen “q? t? b?het gjith?ka mund t? b?het" p?r t'i dh?n? fund dhun?s dhe konfliktit: "Lufta ?sht? gjithmon? humbje". Duke renditur vendet martire, Papa u k?rkoi besimtar?ve t? vazhdojn? lutjen dhe t? "b?jn? pendes? p?r paqen"

R.SH. - Vatikan

"Nuk kemi lindur për të vrarë, por për t’i ndihmuar njerëzit të rriten, në mënyrë që të mund t’i gjejnë shtigjet e paqes". Ndonëse me zë të ngjirur, për shkak të bronkitës që e ka prekur prej ditësh e që e pengoi edhe për të lexuar katekizmin këtë të mërkurë, Papa Françesku foli rishtas sot, më 12 shkurt, në fund të audiencës së përgjithshme, në Sallën Pali VI. Kërkoi paqe, për një botë ku duken gjithnjë më të brishta armëpushimet e negociatat  edhe e vetmja siguri duket se është vringëllima e armëve!

Duhet t’i zhvillojmë popujt

"Mendoj për shumë vende që janë në luftë" - theksoi Papa - duke i shkëputur sytë nga fleta e bardhë. “Vëllezër, motra, të lutemi për paqen,  të bëjmë çmos për paqen. Mos harroni se lufta është disfatë, gjithmonë”.

Nuk lindëm për t’i vrarë, por për t'i zhvilluar popujt, që t’i gjejnë shtigjet e paqes. Ju lutem, në uratët tuaja të përditshme kërkojeni paqen!

Të bëjmë pendesë për paqen

Si gjithnjë, Papa i kujtoi me radhë vendet e prekura nga lufta: “Ukrainën e martirizuar, sa vuan…” – e vijoi, duke pushuar ndërmjet një fjale e tjetrës. “Pastaj mendoni për Palestinën, Izraelin, Mianmarin, Kivunë e Veriut, Sudanin e Jugut, kaq shumë vende në luftë”.

Të lutemi për paqen. Të bëjmë pendesë për paqen

Kujtesë, kjo e fundit, e nismave të shumta të agjërimit dhe të lutjes për paqen gjatë gjithë papnisë. E fundmja, më 7 tetor 2024, në përvjetorin e parë të sulmit terrorist kryer nga Hamasi në Izrael, që nxori në dritë brutalitetin e kryer në Tokën Shenjte.

Të dëgjojmë britmën e vëllezërve

Me sytë e ngulur gjithnjë mbi popujt e vuajtur, Papa, në përshëndetjen e tij drejtuar besimtarëve francezë, i nxiti t'i kërkojnë Zotit ta kenë “zemrën të butë e të përvujtë" në mënyrë që ta dëgjojnë "klithmën e vëllezërve tanë" dhe "të mund ta njohin praninë e Tij në ligështitë dhe plagët e botës". Një thirrje e ngjashme, edhe në përshëndetjen drejtuar shtegtarëve polakë “ta shikojmë Jezusin ndër ata, që jetojnë të braktisur dhe në rrethana të vështira”. Së fundi, edhe një mendim i veçantë për të sëmurët, njerëzit e vetmuar dhe viktimat e përmbytjeve: “Ndihmojini dhe çojani shpresën që vjen nga Zoti”.

12 shkurt 2025, 11:16