Fran?esku kryeson Mbr?m?soret e Para t? Fest?s s? Paraqitjes s? Jezusit n? Tempull
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku, duke kryesuar Lutjet e Mbrëmësores së parë të Festës së Paraqitjes së Jezu Krishti në Tempull, rikujton thirrjen për shpresën jubilare. Kremtimi i sotëm, 1 shkurt, në Bazilikën e Shën Pjetrit, i paraprin festës të së dielës dhe hapet me 'ritin tradicional të dritës ' a të lucernaris, siç quhej në lashtësi. Rit i lashtë ky, i zakonshëm për liturgjitë lindore dhe perëndimore, i lindur nga nevoja praktike: nga ndezja e dritave në perëndim të diellit, për t'u takuar dhe për t'u lutur në bashkësi.
Kështu, edhe pasi kanë kaluar shekuj, në Bazilikën e Vatikanit vijon ndezja e qirinjve të altarit dhe të balaustrës së Rrëfimit. Pason riti i dytë, ai i ofrimit të kemit i cili, sipas traditës biblike, simbolizon uratët e mbrëmjes që i drejtohen Zotit në shenjë lavdërimi e falënderimi. Psalmodia dhe kënga që lartojnë "Krishtin, shërbëtorin e Zotit", i paraprijnë leximit nga Letra drejtuar Hebrenjve. Kremtimi vazhdon me çastet e tij tradicionale, ndërmjet të cilave, kënga e Madhërimit dhe ndërmjetësimet, deri tek urata e Atynës dhe lutja përfundimtare, shqiptuar nga Papa Françesku.
Paraqitja e Krishtit në tempull, festë e dritës
Në festën e Paraqitjes së Jezusit në Tempull kremtojmë një mister të jetës së Krishtit, që lidhej me urdhrin e ligjit të Mosiut i cili parashikonte që prindërit, 40 ditë pas lindjes të parëlindurit, të ngjiteshin në Tempull të Jerusalemit për t’ia ofruar birin e tyre Zotit si dhe për pastrimin ritual të nënës (krh Es 13,1-2.11-16; Lv 12,1-8).
Liturgjia e kësaj feste na çon në skenën biblike ku, të mbyllur brenda mureve të Tempullit, Simeoni e Ana, sipas Ligjit fetar të popullit Hebraik, presin dritën dhe shpëtimin. Por Jezusi nuk do të kufizohet brenda mureve. Krishti Zot do t’i përshkojë udhët e botës, për të shpëtuar mbarë njerëzimin.
Nga lashtësia, në ditët tona
Për ta kuptuar më mirë këtë ditë të jashtëzakonshme dhe mënyrën si kremtohet, kujtojmë se fjala lucernare ose lucernale vjen nga latinishtja lucernarium e tani lucernalis, nga «lucerna», sipas greqishtes λυχνικ?ν, me të njëjtin kuptim. Në Kishën e hershme të krishterë nisi të përdorej duke filluar lutjet e mbrëmjes, kur zbehej drita e ditës e zëvendësohej me dritën e llambës. Përdorimi i kësaj drite nisi të zhdukej nga fundi i shekullit të 19-të, duke mbijetuar, në Perëndim, vetëm në liturgjinë Ambrosiane në kryedioqezën e Milanos. Termi u përdor në liturgjinë romake për të treguar ritin fillestar të kremtimit të Vigjiljes së Pashkëve në mbrëmjen e së Shtunës së Madhe të Pashkëve, që përfshin bekimin e zjarrit, bekimin e ndezjen e qiriut të Pashkëve dhe procesionin pasues të dritës, simbol të Ngjalljes së Krishtit.
Pra, dyzet ditë mbasi u lind, Jezusi u paraqit para Hyjit në Tempullin e Jerusalemit, si e kërkonte Ligji i Moisiut.
Festa e paraqitjes së Jezusit Zot, kremtohet 40 ditë pas lindjes së Krishtit, kur Maria e Jozefi e çuan Jezusin në tempull, si për t’iu nënshtruar ligjit të Moisiut, ashtu edhe për të takuar popullin e tij besimtar e të ngazëllyer, si dritë që ndriçon njerëzit e lavdi e popullit të Izraelit”. Dëshmia e parë për kremtimin e festës vjen nga Jerusalemi i shekullit IV.
Nga lashtësia, në ditët tona
Për ta kuptuar më mirë këtë ditë të jashtëzakonshme dhe mënyrën si kremtohet, kujtojmë se fjala lucernare ose lucernale vjen nga latinishtja lucernarium e tani lucernalis, nga «lucerna», sipas greqishtes λυχνικ?ν, me të njëjtin kuptim.
Në Kishën e hershme të krishterë nisi të përdorej duke filluar lutjet e mbrëmjes, kur drita e ditës zbehej e zëvendësohej me dritën e llambës. Përdorimi i kësaj drite nisi të zhdukej nga fundi i shekullit të 19-të, duke mbijetuar, në Perëndim, vetëm në liturgjinë Ambrosiane të Milanos. Termi u përdor në liturgjinë romake për të treguar ritin fillestar të kremtimit të Vigjiljes së Pashkëve në mbrëmjen e së Shtunës së Madhe, që përfshin bekimin e zjarrit, të qiriut të Pashkëve dhe procesionin pasues.