杏MAP导航

K?rko

Papa vizitoi Fondacionin Roma: paraqiten projekte p?r zonat e luft?s e t? varf?ris?

N? or?t e para t? pasdites s? djeshme, 11 janar, Fran?esku shkoi n? selin? romake t? Via del Corso, ku u takua me drejtuesit e organizat?s, t? cil?t i fal?nderoi p?r angazhimin e tyre n? veprimtarin? institucionale, duke n?nvizuar r?nd?sin? e dhurimit n? t? gjitha fushat dhe ve?an?risht, n? kultur?. Fondacioni, i p?rfshir? n? sektor? t? ndrysh?m, ka nisur nisma sh?ndet?sore dhe humanitare n? disa zona t? bot?s, si n? Argjentin?, Togo, Ukrain?, Liban, Palestin?…

R.SH. / Vatikan

Më pak se gjysmë ore në selinë Fondazione Roma, brenda Pallatit historik Sciarra Colonna, me pamje nga qendra Via del Corso, në Romë, jo larg Muzeut ku, më 8 dhjetor, Papa pati shkuar për të admiruar ekspozitën e Chagall, titulluar "Kryqëzimi i bardhë". Një tjetër dalje e papritur për Papën Françesku, i cili shkoi në selinë e asaj që, në vitin 1500, lindi si Monte di Pietà e Romës, themeluar me Bulën papnore të Palit III, ndërsa sot është organizatë aktive në pesë sektorë ndërhyrjeje: kujdesi shëndetësor, kërkimi shkencor, ndihma për kategoritë e ligshta sociale, arsimi, arti dhe kultura - për të krijuar, në përkim me institucionet publike dhe entet private,  bashkësinë e mirëqenies, të frymëzuar nga parimet e solidaritetit dhe të ndihmës.

Faleminderit për përkushtimin dhe bujarinë tuaj

Papën, i cili mbërriti me makinë, e priti në hyrje të ndërtesës së lashtë Presidenti i Fondazione Roma, Franco Parasassi. Së bashku me të, anëtarët e Komitetit Drejtues, Bordi Drejtues, Bordi i Audituesve dhe drejtori i përgjithshëm, Renato Lattante. Të pranishëm edhe disa familjarë. Përshëndetje, shkëmbim fjalësh, pastaj Françesku shkoi në Kapelën e vogël të ndërtuar brenda Pallatit, për ta bekuar. Në Sallën e Asamblesë, Papa foli me drejtuesit e lartë të Fondacionit, të cilët i falënderoi - njofton një shënim - për “angazhimin e tyre në veprimtarinë institucionale”, duke nënvizuar “rëndësinë e bujarisë në të gjitha fushat dhe, në veçanti, në fushën e kulturës”.

Papa bëri gjithashtu thirrjen e zakonshme për të mos humbur kurrë ndjesinë e humorizmit, ftesë që ia drejton gjithmonë, të gjithëve: nga priftërinjtë tek politikanët e deri tek njerëzit e thjeshtë. Humor, që duhet të shoqërojë të përditshmen e çdo njeriu - pohoi Françesku - duke kujtuar edhe lutjen e Shën Tomas Morit, të cilën, siç e ka pohuar në të kaluarën, e thotë çdo ditë.

Kjo, lutja që kujtoi Papa, për humor të mirë:

Ma fal, o Zot të lutem, një stomak

që nuk të trazon e s’ankohet aspak,

pse e di që ia jep diçka për ta mbushë

e kurrë nuk e len krejt bosh me u  përpushë.

Më jep një shpirt të butë e të mirë,

E mbushe përlot me gaz e me hir,

edhe me forcë, që të mos mëkatojë më kot

por të bëjë çka do, ti o i lumi im Zot!

Më jep një shpirt, që nuk mërzitet kurrë

po i bën ballë së keqes me forcë, porsi burrë

që s’ rri gjithnjë veç duke u ankuar

pse do veç vetveten e shumëdashuruar.

Më jep ti, o Zot, dëshirën të qesh,

ndihmomë që krahët për ditë t’i përvesh,

edhe pak gëzim, jo vetëm për mua,

por dhe për miqtë,  ma jep, që i dua!

(Përkthim krejt i lirshëm)

12 janar 2025, 16:23