杏MAP导航

K?rko

2025.01.26 Angelus 2025.01.26 Angelus

Papa: "tmerri" i Holokaustit nuk mund t? harrohet e as t? mohohet"

“Nuk mund t? harrohet e as t? mohohet” tmerri i shfarosjes s? miliona hebrenjve dhe njer?zve t? besimeve t? tjera, q? ndodhi n? vitet tragjike t? Luft?s II Bot?rore.

R.SH. / Vatikan

Nesër bie Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit: tetëdhjetë vjet nga çlirimi i kampit të përqendrimit të Aushvicit. Tmerri i shfarosjes së miliona hebrenjve dhe njerëzve të besimeve të tjera në ato vite nuk mund të harrohet dhe as të mohohet. Më kujtohet poetja e mirë hungareze Edith Bruck, me origjinë hungareze, e cila jeton në Romë. Ajo i vuajti të gjitha këto”.

Me këto fjalë shqiptuar, dje pas lutjes së Engjëllit të Zotit, në mesditë, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku e kujton Ditën e sotme Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit,  e cila përkujtohet sot, 27 janar, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit..

Edhe shumë të krishterë, shtoi Papa Françesku, u vranë në kampet naziste të vdekjes, "mes të cilëve, shumë martirë".

&苍产蝉辫;“Përsëris thirrjen që të gjithë të punojmë së bashku për të çrrënjosur plagën e antisemitizmit, së bashku me çdo formë diskriminimi dhe persekutimi fetar”, theksoi Papa. “Së bashku, të ndërtojmë një botë më vëllazërore, më të drejtë, duke i edukuar të rinjtë t’i kenë zemrat të hapura, me frymën e vëllazërimit, faljes dhe paqes”, tha Papa Françesku, dje, pas lutjes së Engjëllit në Sheshin e Shën Pjetrit, e kujtoi Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Viktimave të Shoahut,

Në përfundim, ftesa e Atit të Shenjtë Bergoglio: “Të ndërtojmë së bashku një botë më vëllazërore, më të drejtë, duke i edukuar të rinjtë me zemër të hapur ndaj të gjithëve, e me logjikën e vëllazërisë, të faljes dhe të paqes”.

27 janar 2025, 11:36