杏MAP导航

K?rko

2025.01.25 Leslie Voltaire, President i K?shillit Presidencial Kalimtar t? Haitit n? audienc? te Papa 2025.01.25 Leslie Voltaire, President i K?shillit Presidencial Kalimtar t? Haitit n? audienc? te Papa

Papa pret n? audienc? President?t e Panamas? dhe Haitit

Audienc? e dyfisht? sot n? m?ngjes, n? Pallatin Apostolik t? Vatikanit: Papa Fran?esku takohet me José Raul Mulino Quintero, udh?heq?s panamez dhe Leslie Voltaire, kryetar i K?shillit presidencial t? tranzicionit t? Haitit

R.SH. / Vatikan

Audiencë e dyfishtë paraditën e sotme, 25 janar, për Papën Françesku, fillimisht me Presidentin e Republikës së Panamasë, José Raul Mulino Quintero, më pas me Presidentin e Këshillit presidencial kalimtar të Haitit, Leslie Voltaire, pritur të dy në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Audienca me José Raul Mulino Quintero

Quintero bisedoi privatisht me Papën nga ora 8.05 deri në 8.35. Më pas, shkëmbimi i dhuratave. Papa Françesku i dhuroi Presidentit një vepër terrakote,  titulluar "Butësi e dashuri”, vëllimet e dokumenteve papnore, Mesazhin e këtij viti për Paqen, librin mbi Statio Orbis të 27 marsit 2020, redaktuar nga LEV dhe vëllimin kushtuar Apartamentit Papnor të audiencave, redaktuar nga Prefektura e Shtëpisë Papnore.

Kreu i Shtetit iu përgjigj me disa vëllime fotografike kushtuar Kanalit të Panamasë dhe një medalje përkujtimore të presidencës.

Audienca me Leslie Voltaire

Pas vizitës së parë, në orën 9.30 filloi audienca me Volterin, kreun e qeverisë së përkohshme të Haitit (me funksionet e Presidencës së Republikës), krijuar pas revoltës së bandave në vitin 2024. Njëzet minuta zgjatja e dialogut të rezervuar me Papën, i cili i dhuroi prijësit haitian një basoreliev bronzi, titulluar "Dialogu ndërmjet brezave", vëllimet e dokumenteve papnore, Mesazhin e këtij viti për Paqen, librin mbi Statio Orbis të 27 marsit 2020, redaktuar nga LEV, vëllimin kushtuar Apartamentit papnor të audiencave, redaktuar nën kujdesin e Prefekturës së Shtëpisë Papnore.

Presidenti i dhuroi Papës disa vëllime fotografike kushtuar Haitit.

25 janar 2025, 11:31