杏MAP导航

K?rko

Papa, katastrofa e Valencias: nga balta, drita e solidaritetit

Fran?esku pret n? audienc? formator? dhe seminarist? nga dioqeza t? ndryshme t? Spanj?s, t? prekura n? fund t? vitit t? kaluar nga p?rmbytjet e m?dha t? lumit Dana, t? cilat shkaktuan mbi 200 vdekje dhe shum? d?me t? r?nda: dhimbja dhe zija t? na e hapin zemr?n p?r shpres?, t’u q?ndrojm? af?r atyre, q? u ?sht? shkat?rruar jeta

R.SH. – Vatikan

Ishin si përqafim fjalët, që Françesku u drejtoi, në Sallën Klementine të Pallatit Apostolik, formuesve dhe seminaristëve të dioqezave spanjolle të Valencias, Orihuela-Alicante, Segorbe-Castellón, Mallorca, Menorca dhe Ibiza, të prekura në fund të tetorit të vitit të kaluar, nga përmbytjet e mëdha të lumit Dana, fenomen ekstrem meteorologjik me shira dhe stuhi të forta, të njohura në Spanjë, të cilat shkaktuan mbi dyqind vdekje dhe shumë dëme të rënda. "Nuk është e lehtë t'ju shpreh ndjenjat e mia", pohoi Papa në fjalimin e tij në spanjisht, duke reflektuar mbi problemet me të cilat janë përballur të gjithë. Ai foli për festën e Krishtlindjes, që u përjetua ndryshe në zonat e shkatërruara nga katastrofa e tmerrshme natyrore.

“"Zoti u bë baltë" në ju. Dhimbje dhe zi që, pavarësisht nga vështirësitë, e hapin zemrën për shpresë, sepse, duke na detyruar të arrijmë fundin dhe të lëmë pas gjithçka që dukej se na mbante, na bëjnë të shkojmë më tej. Nuk është diçka që mund ta bëjmë vetëm; është një errësirë??e pamasë ajo, që keni përjetuar dhe po përjetoni. Mendoj për ndihmën vetëmohuese të kaq shumë njerëzve, për shikimet plot përkushtim, që mundën të na shndrisin me butësinë e Zotit. Kjo është fusha, në të cilën jeni të thirrur të punoni”.

  (Vatican Media)

Shpresa përballë humbjes

Duke reflektuar mbi ngjarjet në Gadishullin Iberik, Françesku reflektoi mbi atë “që përjeton çdo qenie njerëzore, kur i duhet të përballet me humbjen dhe ndihet i vetmuar, i çorientuar, me nevojën për mbështetje që të ecë përpara".

“Jezusi e thotë qartë: "sepse më ka vojuar - sepse ju jeni të vojuar - për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të predikuar një vit të hirit të Zotit". Jemi tashmë në këtë vit të hirit, të cilin desha t'ia kushtoj shpresës dhe të cilin do ta jetoni në të gjithë forcën e tij, duke medituar mbi këto fjalë”.

  (Vatican Media)

Të jesh meshtar do të thotë të jesh një Krisht tjetër

Shpresa nuk është optimizëm i thjeshtë, shpjegoi Papa, "shpresa është diçka tjetër", prandaj, nuk mund "t’i marrim lehtë vuajtjet e njerëzve, duke u përpjekur t’i ngushëllojmë me fraza të rastit".

“Shpresa jonë ka një emër, Jezus, ai Zot, i cili nuk u neverit nga balta jonë dhe në vend që të na shpëtonte prej saj, u bë baltë për ne. Të jesh meshtar do të thotë të jesh një Krisht tjetër, do të thotë të bëhesh baltë në zinë e popullit”.

T’ia dhurojmë vetveten të tjerëve

Duhet të qëndroni krah njerëzve, që u është shkatërruar jeta, i këshilloi Papa formatorët dhe seminaristët spajollë. Dhurojuni atyre vetveten, siç bën Krishti në Eukaristi, “sepse çdo gjë që keni – përfundoi ai – e keni marrë falas e duhet ta jepni falas”.

30 janar 2025, 13:28