杏MAP导航

K?rko

Nj? mural kushtuar Fran?eskut, gjat? udh?timit t? Pap?s n? Irak (mars 2021) Nj? mural kushtuar Fran?eskut, gjat? udh?timit t? Pap?s n? Irak (mars 2021)

Papa: Iraku, vend n? zemr?n time, e pamundur t? p?rfytyrohet pa t? krishter?

Parath?nie e Fran?eskut p?r librin e Matthias Kopp (Herder Publishing) me titull “Trash?gimia e krishter? n? Irak”. Eseja, aktualisht n? gjermanisht, p?rshkruan historin? e krishterimit n? k?t? tok?, me nj? v?shtrim t? thell? mbi udh?timin e Pap?s n? vitin 2021 dhe mbi diplomacin? e Selis? s? Shenjt? n? Vend. Kopp, gazetar e teolog, ?sht? z?dh?n?s i Konferenc?s s? Ipeshkvijve Gjerman?. N? dhjetor u em?rua k?shilltar i Dikasterit p?r Komunikimin.

Papa Françesku

Kujtoj me mirënjohje shtegtimin tim apostolik në Irak, që - pavarësisht nga pandemia dhe dyshimet për sigurinë - e mora përsipër në mars 2021 për t’u shprehur të krishterëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë në atë vend, dashurinë dhe solidaritetin tim. Zënë vend të patundur dhe të përhershëm në zemrën time e në lutjet e mia.

Pavarësisht nga vështirësitë e shumta me të cilat përballet Iraku, e shikoj këtë vend me shpresë, pasi ka potencial të jashtëzakonshëm. Potencial,  para së gjithash, janë vetë njerëzit në Irak. Të gjithë ata, që marrin pjesë në rindërtimin e shoqërisë civile, që mbrojnë demokracinë në vend dhe që  kërkojnë dialog të sinqertë e realist ndërmjet feve. Kjo është arsyeja pse vizita ime te Ajatollahu i Madh i Najaf Sejid Ali Al-Sistani ishte e rëndësishme dhe domethënëse. Ai takim synonte të ishte sinjal për të gjithë botën: dhuna, në emër të fesë, është shpërdorim i fesë! Si fe, ne kemi për detyrë paqen dhe këtë paqe duhet ta jetojmë, ta mësojmë dhe ta transmetojmë. Në këtë kontekst mendoj edhe për vizitën time në Ur, në Irakun jugor ku, si përfaqësues të feve të ndryshme, folëm dhe u lutëm së bashku - nën të njëjtat yje, që i pa mijëra vjet më parë ati ynë, Abrahami, kur çoi sytë drejt qiellit.

[Photo Embed: Kopertina e librit të Matthias Kopp "The Christian Heritage in Irak"]

Trashëgimia e pasur e historisë dymijëvjeçare të krishterimit është thuajse e pastudiuar shkencërisht. Mendoj për shkollat ??teologjike protokristiane në Mesopotami, për bashkëjetesën paqësore shekullore të krishterëve dhe myslimanëve ndërmjet Eufratit dhe Tigrit, për ritet e ndryshme katolike në rajon, për luftën ndërmjet besimeve të krishtera, për kohët e persekutimit në fillim të shekullit të 20-të e, më tej, raprezaljet politike - e edhe për vazhdimësinë e pranisë së krishterë deri më sot.

Prandaj është kënaqësi që në këtë vepër të Matthias Kopp kjo trashëgimi dhe kjo histori ilustrohen në kontekstin e tyre të studimeve fetare, me shumicë dhe duke pasur parasysh literaturë të begatë.

Autori i kushton vëmendje të veçantë angazhimit kishtar në Irak dhe veprimtarisë së Selisë së Shenjtë me përfaqësuesit e saj diplomatikë, gjë që pasqyron shqetësimin e shumëfishtë të Papëve për Irakun dhe për të krishterët, që jetojnë atje. Lindi kështu një mozaik i madh - siç shkruan vetë autori - për të krishterët në këtë vend, që na inkurajon të interesohemi më intensivisht për historinë e tyre të pasur dhe ta mbajmë të gjallë trashëgiminë e tyre për një të ardhme, e cila edhe sot kërcënohet nga emigracioni dhe pasiguria politike.

Do të doja të përfundoja duke shprehur bindjen time të thellë se nuk është e mundur të imagjinohet Iraku pa të krishterët, pasi ata, së bashku me besimtarët e tjerë, kontribuojnë fuqishëm në identitetin e veçantë të vendit, i cili që në shekujt e parë ishte vend bashkëjetesë, tolerance dhe pranimi të ndërsjellë. Iraku dhe populli i tij e bëfshin të dukshme, në Lindjen e Mesme dhe në botë, se është e mundur të jetojmë së bashku në paqe pavarësisht nga të gjitha dallimet (1).

Romë, 11 tetor 2024

Françesku

 

SHËNIM:

 (1) Fjalim drejtuar Përfaqësuesve të Kishave të Krishtera në Irak, me rastin e Përvjetorit të Parë të Udhëtimit Apostolik (28 shkurt 2022)

29 janar 2025, 13:26