杏MAP导航

K?rko

 Kardinali George Jacob Koovakad me Pap?n gjat? nj? udh?timi apostolik Kardinali George Jacob Koovakad me Pap?n gjat? nj? udh?timi apostolik 

Papa em?ron Kardinalin Koovakad Prefekt t? Dikasterit p?r Dialogun nd?fetar

Kardinali indian pason kardinalin Ayuso Guixot, i cili nd?rroi jet? n?ntorin e kaluar. Do t? vijoj? t? kryej? edhe rolin e koordinatorit t? shtegtimeve papnore.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi kardinalin indian George Jacob Koovakad, prefekt të ri të Dikasterit për Dialogun Ndërfetar. Pason kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot, i cili ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar. Kardinali vijon të kryejë edhe rolin e koordinatorit të shtegtimeve apostolike pranë Sekretarisë së Shtetit.

51 vjeç, Kardinali Koovakad lindi në Chethipuzha, Indi, më 11 gusht 1973. I shuguruar meshtar më 24 korrik 2004, u inkardinua në Changanacherry. I diplomuar në të Drejtën Kanonike, në vitin 2006 hyri në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë dhe u dërgua si sekretar në Nunciaturën Apostolike në Algjeri. Më pas, nga viti 2009, shërbeu në Nunciaturen Apostolike në Kore; nga viti 2012, në Nunciaturë në Iran; nga viti 2015, në Nunciaturë në Kosta Rika, si këshilltar dhe, nga viti 2018, në Nunciaturë në Venezuelë. Që nga viti 2020 punon në Sekretarinë e Shtetit, në seksionin e Punëve të Përgjithshme.

Në vitin 2021 Papa Françesku i besoi organizimin e shtegtimeve apostolike. Më 25 tetor 2024 u emërua Kryeipeshkëv titullar i Nisibis të Kaldeasve. Shugurimin episkopal e mori më 24 nëntor, në Changanacherry, nga Kryeipeshkvi i madh i Ernakulam-Angamaly i Siro-Malabarezëve, Raphael Thattil.

Në koncistorin e 7 dhjetorit 2024, u krijua kardinal i Diakonatit të Shëna Ndout  të Padovës, në Circonvallazione Appia.

24 janar 2025, 12:51