杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku me Patrikun Bartolomeu I Papa Fran?esku me Patrikun Bartolomeu I

Papa e Patriku Bartolomeu shkojn? bashk?, n? maj, n? Iznik, Nikea e lasht?

“T? impenjuar s? bashku p?r t? vendosur nj? dat? t? nj?jt? p?r Pashk?t”. K?shtu Patriku Ekumenik i Kostandinopoj?s, Bartolomeo, gjat? debatit t? djesh?m (27 janar), pas fjalimit t? tij n? K?shillin e Evrop?s, n? Strasburg

R.SH. – Vatikan

“Shkëmbimet e fundit ndërmjet Kishave të Romës dhe të Kostandinopojës kanë çuar në marrëdhënie kishtare më të ngushta". Kështu i përgjigjet Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeo, një pyetjeje gjatë debatit të djeshëm (27 janar), pas fjalimit të tij në Këshillin e Evropës, në Strasburg. Patriku, siç njofton agjencia katolike e lajmeve SIR, u pyet si përgatitet bota e krishterë për të përkujtuar 1700-vjetorin e Koncilit të parë Ekumenik të Nikesë dhe si e vlerëson gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet Kishave?

"Vetëm disa javë më parë - pohoi Bartolomeu - përmes Hirësisë së tij, kardinalit Kurt Koch, kryetar i Dikasterit për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, Papa Françesku deklaroi” se 1700-vjetori i Koncilit të Nikesë është "një tjetër mundësi për të dëshmuar unitetin në rritje, që tashmë ekziston ndërmjet gjithë të pagëzuarve në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit Shenjt". Më pas, Patriku ortodoks njoftoi se në maj do të shkojë me Papën Françesku në një "shtegtim të planifikuar në Iznik (Nikea e lashtë)", duke theksuar se ky shtegtim “tregon impenjimin e përbashkët për promovimin e pajtimit”.

"Besojma e Nikesë - vazhdoi Bartolomeu – është dëshmi e trashëgimisë sonë të përbashkët teologjike, e cila nxit përpjekje të koordinuara drejt rivendosjes së bashkimit ndërmjet krishterimit lindor dhe perëndimor". Bartolomeu siguroi se “Patrikana Ekumenike është e përkushtuar për të bërë hapa përpara drejt bashkimit të të krishterëve, jo vetëm përmes dialogut teologjik, por edhe përmes diskutimeve për një datë të përbashkët të Pashkëve. Besojmë se përvjetori historik i Nikesë duhet të frymëzojë një dialog të ri teologjik dhe një bashkëpunim të ri të krishterë. Të ndërtojmë një botë ku lutja e Krishtit për unitetin të realizohet më në fund”.

28 janar 2025, 14:24