杏MAP导航

K?rko

Fran?esku: Jezusi sjell shp?timin, q? askush nuk mund ta jap?

Gjat? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot Papa na nxit t? mos b?jm? si? b?n? bashk?komb?sit e Krishtit n? sinagog?n e Nazaretit: nuk besuan se ai ishte Mesia. T? nj?jt?n gj? mund t? b?jm? edhe ne, duke menduar se “tashm? e njohim, se tashm? dim? gjith?ka p?r T?, se jemi rritur me T?, n? shkoll?, n? famulli, n? katekiz?m, n? nj? vend t? kultur?s katolike”, e duke harruar se thirremi t? njohim n? T?, Birin e Zotit!

R.SH. - Vatikan

Këtë të diel të tretë të vitit kishtar, Shën Luka ungjilltar na e paraqet Jezusin në sinagogën e Nazaretit, qytet ku u rrit. E paraqet duke lexuar një fragment nga Isaia Profet, që shpall misionin ungjillëzues dhe çlirues të Mesisë dhe më pas, në heshtje të përgjithshme, deklaron: "Sot ky Shkrim u përmbush" (shih Luka 4,21):

“Përfytyrojeni - kujtoi Papa - habinë dhe tronditjen e bashkëqytetarëve të Jezusit, të cilët e njihnin atë si të birin e Jozefit, marangozit, ndaj nuk do ta kishin besuar kurrë se mund të paraqitej si Mesia. E megjithatë ngjau  pikërisht kështu: Jezusi shpalli se, me praninë e tij, kishte ardhur "viti i hirit të Zotit" (v. 19). Lajm i madh - nënvizon Papa - por edhe diçka më shumë:

“Është lajm i mirë për të gjithë dhe veçanërisht për të varfërit, për të burgosurit, për të verbrit, për të shtypurit (shih v. 18)”.

Një pyetje shumëshekullore: “Është vërtetë Mesia?”

Atë ditë, në Nazaret - vijoi të komentojë Papa faqen e sotme ungjillore -  Jezusi i vuri bashkëbiseduesit përballë zgjedhjes së identitetit dhe të misionit të tij. E asnjë nga bashkëqytetarët nuk mundi të rrijë pa e pyetur veten: është thjesht biri i marangozit, me një rol që nuk i takon, apo është vërtet Mesia, i dërguar nga Zoti për të shpëtuar njerëzit nga mëkati dhe çdo e keqe? 

Ungjilltari na thotë se Nazarenasit nuk e njohën Jezusin si të shuguruarin e Zotit. Menduan se e njihnin shumë mirë por kjo, në vend që t'ua hapte më lehtësisht mendje e zemra, ua bllokoi, si veli që errëson dritën.

T'i kërkojmë Marisë që, në këtë Vit jubilar, ta rizbulojmë Jezusin me një mrekulli të re dhe të ndiejmë në zemrat tona sigurinë e gëzueshme: "Po, është Ai, Ai është Shëlbuesi!".

26 janar 2025, 12:42

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >