杏MAP导航

K?rko

Papa pret Presidenten e Sllovenis? Pirc Musar

Papa priti sot paradite n? audienc? Presidenten e Sllovenis? Nata?a Pirc Musar. Pas nj? bisede 25 minut?she me Pap?n, takimi n? Sekretarin? e Shtetit t? Vatikanit me Kardinalin Parolin dhe Imzot Wachowski, u p?rqendrua n? marr?dh?niet Kish?-Shtet n? vend, mbi situat?n n? Ballkanin Per?ndimor dhe konfliktet n? Lindjen e Mesme e Ukrain?.

R.SH / Vatikan

Papa priti sot paradite, më 5 dhjetor, në audiencë private Presidenten e Sllovenisë Nata?a Pirc Musar. Takimi i përzemërt në Pallatin Apostolik të Vatikanit zgjati 25 minuta, nga ora 8.05 deri në 8.30. Kreu i Shtetit të Sllovenisë më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Miros?aw Wachowski, Nënsekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit

Siç bën të ditur Zyra e Shtypit e Vatikanit, “gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Sllovenisë dhe u përmendën edhe disa çështje të hapura në marrëdhëniet Kishë-Shtet, duke theksuar kontributin e Kishës Katolike në shoqërinë sllovene”. “Më pas bisedimet u përqendruan – vijon njoftimi – në çështje të ndryshme të natyrës ndërkombëtare, me një vëmendje të veçantë ndaj rajonit tl Ballkanit Perëndimor dhe konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën”.

Dhuratat

Në çastin e shkëmbimit tradicional të dhuratave, Papa i dhuroi Pirc Musarit vëllimet e dokumenteve papnore, mesazhin i këtij viti për Paqen, librin e botuar nga LEV për Statio Orbis të 27 mars 2020. Presidentja iu përgjigj me një vepër arti prej druri që përshkruan një zemër dhe disa ëmbëlsira sllovene.

 

05 dhjetor 2024, 12:11