杏MAP导航

K?rko

Papa: t? vendosen t? s?mur?t n? qend?r, shpesh t? harruar n? em?r t? rendimentit

N? fjal?n p?r an?tar?t e shoqat?s italiane kund?r leu?emis?, limfomave dhe mielom?s (Ail), Fran?esku n?nvizon nevoj?n p?r t? shp?rndar? "err?sir?n e dhimbjes", krijuar nga s?mundjet, p?rmes dhurimit t? vetvetes dhe "af?rsis?". Ajo konkretizohet, duke dal? nga “kopshti personal” e duke mb?shtetur pun?n k?rkimore

R.SH. – Vatikan

         Të ndriçohet "errësira e dhimbjes", ku gjenden shpesh të sëmurët, të flakur "në emër të rendimentit", madje, edhe "të eliminuar" nganjëherë. Ta dhurojmë vetveten për të anuluar, hap pas hapi, "kulturën e përjashtimit", duke dalë nga "kopshti personal", për të mbështetur punën kërkimoro-shkencore. E gjithë kjo, me bindjen se, në sëmundje, "edhe kur gjithçka duket e humbur, ende mund të shpresosh".

Solidaritet dhe afërsi, në një botë "të shënuar nga individualizmi"

Në këto tema u përqendrua fjalimi i Papës Françesku drejtuar anëtarëve të Shoqatës Italiane kundër Leuçemive, Limfomave dhe Mielomës (AIL), pritur sot, më 14 dhjetor, në Sallën Pali VI, me rastin e 55-vjetorit. Papa i falënderoi për veprimtaritë e shumta: financimin e punës kërkimore, zhvillimin e qendrave të specializuara, pritjen dhe kujdesin për pacientët në shtëpi, me atë “afërsi”, që është "një nga cilësitë e Zotit".

“E juaja është dëshmi solidariteti dhe afërsie, edhe më e rëndësishme në këtë botë të karakterizuar nga individualizmi”.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Shpresa te terapitë e kujdesi

         Papa përdori tri fjalë për të shpjeguar këndvështrimin e tij mbi punën me të sëmurët. Së pari, “të ndriçojmë” errësirën në të cilën ndodhen ata, për t’u dhënë kuptim pyetjeve të tyre, si edhe vetmisë, duke i vendosur sërish në qendër. 

         “Në shumë kultura eliminohen të sëmurët e kjo është gjë e shëmtuar”, denoncoi Ati i Shenjtë.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

         Fjala e dytë është “dhurimi” i vetvetes, duke marrë forcë nga Foshnja Hyjnore, që po përgatitemi ta presim për Krishtlindje. E, së fundi, Papa u ndal në idenë e “sheshit”, ku shoqata, çdo vit, del për të shitur lulet në formë ylli të Krishtlindjes, që të mbledhë fonde për veprimtaritë e saj. Ati i Shenjtë e pa këtë edhe si dëshirë për të ndenjur me njerëzit, duke ndarë dhimbjen me të sëmurët, siç bën çdo samaritan i mirë.

         "Jeni një gur në ndërtimin e dy shpresave: shpresës në shërim, gjithmonë, dhe shpresës në terapitë, në metodat më moderne".

14 dhjetor 2024, 10:18