杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku me delegacionin e Misionit Ungjillor Baptist Rom n? Itali Papa Fran?esku me delegacionin e Misionit Ungjillor Baptist Rom n? Itali

Papa, rom?ve: jeni v?llez?r e shok? udhe n? fe

Fran?esku priti n? audienc? p?rfaq?suesit e Misionit Ungjillor Baptist Rom n? Itali. "Bashk?punimi v?llaz?ror nd?rmjet t? krishter?ve ?sht? n? vetvete shenj?, d?shmi, mjet i par? i ungjillizimit n? dobi t? t? gjith?ve”, u n?nvizoi atyre

R.SH. – Vatikan

"Ju mirëpres si bij të të njëjtit Atë dhe vëllezër në Krishtin, nga plagët e të cilit jemi shëlbuar; por edhe si shokë udhe në shtegtimin e fesë, të dashurisë e të shpresës”. Kështu i drejtohet Papa Françesku delegacionit të Misionit Ungjillor Baptist Rom në Itali, të cilin e priti sot paradite në audiencë në Vatikan, në fjalimin e përgatitur për këtë rast, që iu dorëzua të pranishmëve.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria e Zotit

“Dëshiroj t’u dërgoj një përshëndetje vëllazërore të gjithë anëtarëve të popullit rom dhe atyre, të cilëve u shërbeni çdo ditë – vijon Papa. - Do të më pëlqente që duke marrë këtë përshëndetje, të rinovohet në secilin siguria e përbashkët se asgjë dhe askush nuk mund të na ndajë nga dashuria e Zotit”. “Kjo siguri na bëftë dëshmitarë të besueshëm përmes bamirësisë aktive, përmes disa përvojave të shkëmbimit të lutjes dhe të shërbimit – shton Françesku. – Shpirti Shenjt na frymëzoftë e na e përforcoftë guximin dhe gëzimin e shpalljes së përbashkët të Ungjillit të shpresës, veçanërisht për bashkësitë rome”.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Uniteti i veprimit na afron me unitetin e plotë të fesë

Sipas Papës, “bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet të krishterëve është në vetvete shenjë, dëshmi, mjet i parë i ungjillizimit në dobi të të gjithëve. E, në mënyra të mistershme, uniteti i veprimit i frymëzuar nga Ungjilli na afron me unitetin e plotë të fesë, përmes njohjes dhe vlerësimit reciprok".

12 dhjetor 2024, 10:34