Papa: n? koh? dhune na duhen shembuj solidariteti plot shpres?
R.SH. – Vatikan
Është "dëshmia entuziaste e vlerave të përhershme të Ungjillit" ajo, për të cilën shpreson Papa Françesku, në një mesazh dërguar zv.rektorit të Universitetit të Betlehemit, fra' Héctor Hernán Santos González. Një dëshmi entuziaste, shkruan Ati i Shenjtë, e cila "mund të shërbejë si shembull për krerët fetarë dhe politikë të feve dhe traditave të ndryshme" dhe që i jep mundësinë personelit e studentëve të universitetit të luajnë rolin e tyre "në ndërtimin e një të ardhmeje dialogu, mirëkuptimi të ndërsjellë, solidariteti vëllazëror dhe drejtësie për të gjithë".
"Në kuadrin aktual të dhunës, që prek kaq shumë nga vëllezërit dhe motrat tona - vazhdon mesazhi - familja njerëzore ka nevojë për shembuj solidariteti plot shpresë". Krishtlindja dhe fillimi i Jubileut, shton Ipeshkvi i Romës, janë raste që “shënojnë jetë të re, shpresë dhe pajtim”, dhe japin “mundësi për ripërtëritje shpirtërore dhe përforcimin e thirrjes për të qenë dishepuj të gëzuar të Krishtit”.
Duke iu drejtuar veçanërisht të rinjve, Papa Bergoglio i nxit ta ruajnë gjithmonë "dhuratën e çmuar të fesë, jo si diçka për t'u fshehur, por si thesar për t'u ndarë me të tjerët". Edhe nëse, nganjëherë, rinia përshkohet nga dobësi, konfuzion dhe zhgënjim, vazhdon Françesku, Jezusi është gjithmonë "burim i shpresës së qëndrueshme" dhe bën që "t’ia vlejë të jesh i ri".
Më pas, Ati i Shenjtë i fton studentët të "promovojnë lidhjet e miqësisë akademike dhe shoqërore, të cilat janë trashëgimia e çmuar" e viteve universitare: vërtet, kush nuk përpiqet të "ecë përpara vetëm", ??por është entuziast për jetën në bashkësi, bëhet i aftë për "sakrifica të mëdha për të tjerët”.
Mesazhi përfundon duke ia besuar Universitetin e Betlehemit mbrojtjes së "Marisë, Nënës së Kishës", ndërsa Papa lutet "për paqen në Jezu Krishtin".