杏MAP导航

K?rko

Takimi n? aeroportin e Ajaccio-s, nd?rmjet Pap?s dhe presidentit francez Macron Takimi n? aeroportin e Ajaccio-s, nd?rmjet Pap?s dhe presidentit francez Macron

Papa Fran?esku takohet me Macron: “Faleminderit q? erdh?t k?tu”

Akti i fundit i vizit?s n? Korsik? ishte biseda me dyer t? mbyllura n? nj? dhom? private n? aeroportin e Ajaccio-s, nd?rmjet Pap?s dhe presidentit francez. Pas shk?mbimit t? dhuratave dhe batutave, Fran?esku e ftoi kreun e shtetit t? lexonte fragmentin nga Nxitja "Gaudete et Exsultate", q? kujton m?simin e Sh?n Tomas Morit p?r t? mos humbur kurr? humorin

R.SH. – Vatikan

“Ju falënderoj për këtë gjestin e ardhjes këtu. Ky gjest tregon personalitetin tuaj, që kërkoni takimin. Faleminderit shumë për kohën që më kushtuat”. Papa Françesku e priti me fjalë mirënjohjeje presidentin francez Emmanuel Macron, i cili erdhi në Ajaccio për t'i dhënë lamtumirën, pak para se të largohej nga Korsika, destinacioni i udhëtimit të tij të 47-të apostolik.

Dhuratë, një libër mbi Notre-Dame

Në një dhomë të vogël në aeroportin, që mban emrin e Napoleonit, Papa dhe presidenti hynë së bashku pak para orës 18.00, të shoqëruar nga delegacionet e tyre përkatëse. Macron i dha Atit të Shenjtë menjëherë dhuratën: një libër të madh kushtuar katedrales Notre-Dame, restauruar pas zjarrit dramatik të vitit 2019 dhe hapur për publikun më 7 dhjetor. Papa iu përgjigj me medaljet e papnisë dhe me dokumentet e magjisterit. Në veçanti, Françesku mori kopjen e nxitjes apostolike “Gaudete et Exsultate” për të gjetur faqen ku citohet rekomandimi i Shën Tomas Morit për të mos humbur humorin. Papa i tha Macron-it ta lexonte, duke e bërë presidentin të buzëqeshë e t’i shtrëngojë dorën Papës.

Falënderimi për vizitën

Pas falënderimeve për vizitën, "në emër të Korsikës dhe Francës", biseda e Papës me presidentin frencez vijoi me dyer të mbyllura, akti i fundit para ceremonisë së lamtumirës në aeroport, në fund të një udhëtimi rrufe, që shënoi një kapitull të ri në histori për ishullin mesdhetar.

15 dhjetor 2024, 19:11