杏MAP导航

K?rko

Papa n? audienc? me pjes?marr?sit e Forumit t? par? Ekonomik Njer?zor Papa n? audienc? me pjes?marr?sit e Forumit t? par? Ekonomik Njer?zor

Fran?esku: zhvillimi njer?zor ka nevoj? p?r ekonomi t? q?ndrueshme

Para audienc?s s? p?rgjithshme, Papa priti pjes?marr?sit n? "Forumin e par? Ekonomik Njer?zor", q? po zhvillohet k?to dit? n? Rom?: duhen mbajtur parasysh t? gjitha p?rmasat e njeriut, n? m?nyr? q? t? luftohet varf?ria, t’u kthehet dinjiteti t? p?rjashtuarve, t? kujdesemi p?r sht?pin? e p?rbashk?t

R.SH. – Vatikan

"Horizont global": ai, që i shikon qeniet njerëzore dhe planetin me një vizion të përbashkët, i cili nuk kufizohet në përballimin e emergjencave dhe të nevojave në mënyrë të shkëputur nga njëra-tjetra, por i sheh si një gjë e vetme. Ky vizion, që është edhe thelbi i enciklikës papnore “Laudato si'”, u diskutua sot paradite nga Ati i Shenjtë, Françesku, me pjesëmarrësit e Forumit të parë Ekonomik Njerëzor, që po mbahet në Romë, të cilët i priti në Vatikan, pak para audiencës së përgjithshme.

Njerëz konkretë

Papa theksoi se "zhvillimi i qëndrueshëm dhe i gjithanshëm njerëzor është vendimtar për mbrojtjen dhe promovimin e së mirës së përbashkët universale", por që ai të ndikojë siç duhet në jetën e botës duhet "t’u kushtohet gjithnjë vëmendje njerëzve konkretë, në të gjitha përmasat e tyre, për të luftuar varfërinë, për t'u kthyer dinjitetin të përjashtuarve dhe, njëkohësisht, për t'u kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët".

Të qëndrueshëm, me kalimin e kohës

Duke folur për qëndrueshmërinë, Papa vuri në dukje një aspekt të sistemeve ekonomike: sa më shumë janë në gjendje t’i "qëndrojnë kohës", aq më "të frytshme" janë projektet e promovimit njerëzor, që rrjedhin prej tyre. Françesku përfundoi duke vlerësuar punën e Forumit Ekonomik Njerëzor dhe duke nënvizuar parimin, që frymëzon gjithçka, “shenjtërinë e jetës njerëzore”, e vetmja vlerë, që mund të favorizojë “ndërtimin e një bote më të mirë”.

11 dhjetor 2024, 10:48