杏MAP导航

K?rko

Fran?esku: p?r Krishtlindje, arm?pushim n? t? gjitha frontet e luft?s

Menj?her? pas Engj?llit t? T?nzot, n? dit?n e Zoj?s s? Pap?rlyer, Fran?esku k?rkoi lutje p?r vendet viktima t? dhun?s dhe b?ri thirrje p?r nj? arm?pushim global me rastin e Krishtlindjes. Thirrje q? n? Nikaragua "t? k?rkohet gjithmon? rruga drejt dialogut t? respektuesh?m dhe konstruktiv p?r t? promovuar paqen, v?llaz?rimin dhe harmonin?"

R.SH. – Vatikan

         Krishtlindja qoftë mundësi që të heshtin armët në botë. Në solemnitetin e Zojës së Papërlyer, menjëherë pas Engjëllit të Tënzot, Papa e hodhi vështrimin në vendet viktima të konflikteve, duke bërë thirrje të lutemi për paqen dhe vëllazërimin. Duke filluar nga Nikaragua, një vend që kremton Pajtoren e saj më 8 dhjetor e me të cilin Françesku është ndierë gjithnjë i afërt. 

         “Ju ftoj të bashkoheni në lutje për Kishën dhe popullin e Nikaraguas, të cilët kremtojnë Më të Çiltrën, si Nënë dhe Pajtore, duke i lartuar Asaj një britmë feje dhe shprese. Nëna Qiellore u bëftë ngushëllim për ta në vështirësi e pasiguri dhe u haptë zemrat të gjithëve, që gjithmonë të kërkohet rruga e dialogut të respektueshëm dhe konstruktiv për të nxitur paqen, vëllazërimin dhe harmoninë në vend”.

Armëpushim për Krishtlindje

Papa kujtoi vendet në luftë dhe u drejtoi të pushtetshmëve të botës kërkesën e tij të dhimbshme për të ndalur dhunën.

“Të vazhdojmë të lutemi për paqen në Ukrainën e martirizuar, në Lindjen e Mesme - Palestinë, Izrael, Liban, tani edhe në Siri - në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe kudo që njerëzit vuajnë nga lufta e dhuna. U bëj thirrje qeverive dhe bashkësisë ndërkombëtare që të arrijmë në festën e Krishtlindjes me armëpushim në të gjitha frontet e luftës”.

Së fundi, Papa u lut që të dënuarve me vdekje në SHBA t’u ndryshohet dënimi e të mos e humbin jetën. Gjithashtu, pati fjalë solidariteti për punëtorët italianë, që po luftojnë për të ruajtur punën, duke kërkuar që askujt të mos i mungojë buka e gojës.

08 dhjetor 2024, 13:38