Papa Fran?esku: "Zoti fal gjithmon? dhe gjith?ka"
R.SH. / Vatikan
Sot, pas lutjes së Engjëllit të Zotit, në qendër të vëmendjes së Papës, lutja që paqja të arrijë në vendet më të torturuara në botë, të cilat vuajnë nga lufta, e më pas shpresa se me Jubileun mund të ndihmohen vendet e dërrmuara nga varfëria ta jetojnë zhvillimin. Sot, 26 dhjetor, ditë në të cilën Kisha kujton Shën Shtjefnin protomartir, në përshëndetjet pas lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa Françesku falënderoi botën për urimet që mori ditët e fundit e kujtoi edhe një herë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe paqe.
Falja e borxhit
Po sot, kur hapi "Portën e parë shenjte, pas asaj të Shën Pjetrit", domethënë atë të burgut romak të Rebibbia, të quajtur edhe “katedralja e dhimbjes dhe e shpresës", Papa kujtoi se një nga veprimet që karakterizojnë Jubileun, është "falja e borxheve" dhe i ftoi besimtarët të ndihmojnë punën e Caritas Internationalis, duke mbështetur fushatën "Ta shndërrojmë borxhin në shpresë". Nisma synon të lehtësojë vendet e shtypura nga borxhi i paqëndrueshëm dhe të nxisë zhvillimin.
Çështja e borxhit është e lidhur me atë të paqes dhe të “tregut të zi” të armatimeve - kujtoi Papa - Mjaft më i kolonizuat popujt me armë! Të punojmë për çarmatimin, të punojmë kundër urisë, kundër sëmundjeve, kundër punës së fëmijëve. Dhe ju lutem. Të lutemi për paqen në të gjithë botën! Paqe në Ukrainën e martirizuar, në Gaza, Izrael, Myanmar, Kivu Veriore dhe shumë vende, që janë në luftë.
Përshëndetje hebrenjve, që jetojnë Hannukkah
Më pas Françesku u bëri urimin për paqe dhe vëllazëri "vëllezërve dhe motrave hebrenj në botë" që, nga mbrëmja e djeshme dhe për tetë ditë, do të jetojnë Festën e Dritave, Hanukkah; përshëndeti edhe shtegtarët romakë si dhe të ardhurit nga vende të tjera, të cilët e kanë përfunduar shtegtimin jubilar, që të çon tek Porta Shenjte e Bazilikës së Shën Pjetrit: "Një shenjë e bukur, që shpreh kuptimin e jetës sonë: të shkojmë e ta takojmë Jezusin, që na do dhe na hap korpin e vet, për të na lënë të hyjmë në Mbretërinë e tij të dashurisë, të gëzimit e të paqes".