杏MAP导航

K?rko

P?rgatitja p?r samitin e Bakus? COP29,  kushtuar klim?s P?rgatitja p?r samitin e Bakus? COP29, kushtuar klim?s  

Thirrja e Pap?s p?r Cop29: t? kontribuojm? p?r mbrojtjen e sht?pis? son? t? p?rbashk?t

N? prag t? samitit, q? do t? filloj? t? h?n?n n? Baku t? Azerbajxhanit, Fran?esku kujtoi tre vitet q? kaluan nga nisja e platform?s Laudato si’. Kujtoi, m? pas, edhe popullsin? e ishullit Floris n? Indonezi, t? goditur nga shp?rthimi i Vullkani Lewotobi Laki-Laki dhe p?rs?riti thirrjen p?r Valencien dhe zona t? tjera t? Spanj?s, q? vijojn? t? p?rballojn? pasojat e p?rmbytjeve t? jav?ve t? fundit

R. SH. - Vatikan

Shpresoj se Konferenca e Ndryshimeve Klimatike COP29, që do të nisë nesër në Baku, do të japë një kontribut të suksesshëm për mbrojtjen e shtëpisë sonë të përbashkët.

Në përfundim të Engjëllit, Papa Françesku u ndalua për pak çaste edhe tek samiti i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara. E bëri këtë duke kujtuar, tre vjet pas fillimit të platformës së nismës Laudato si', hapësirën e përbashkët në të cilën Kisha i përgjigjet krizës ekologjike në vazhdën e enciklikës me të njëjtin emër të Françeskut, i cili i falënderon "të gjithë ata që bashkëpunojnë në favor të kësaj nisme”.

Mendim për Indonezinë

Më pas Papa shprehu afërsinë e tij me të gjithë popullsinë “e ishullit Flores, në Indonezi”, ku që nga java e kaluar po regjistrohen shpërthimet e vullkanit Lewotobi Laki Laki. Françesku u lut "për viktimat, familjet e tyre dhe të zhvendosurit". Ndër të vdekurit, të paktën dhjetë, ishte edhe një murgeshë: Motra Nikolin Padjo, misionarja shërbyese e Shpirtit Shenjt, që banonte në manastirin e Shën Gabrielit.

"A jeni lutur për Valencien?"

Po ju bëj një pyetje: a jeni lutur për Valencian? A keni menduar të jepni ndonjë kontribut për t'i ndihmuar ata njerëz? Është vetëm një pyetje.

Me këto fjalë Françesku u drejtohet besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, duke rikujtuar thirrjen për popullsinë spanjolle të prekur nga përmbytjet,  pas Engjëllit të së dielës së kaluar, më 3 nëntor. "Çfarë të bëj për njerëzit e Valencias? Të lutem? Të ofroj diçka? Mendoni për këtë pyetje", pati thënë Papa, që përsërit kujtimin për të gjithë ata "që po përballojnë pasojat" e shirave të dendura të javëve të fundit.

Në Lutjen e Engjëllit, Papa i drejton edhe një herë një mendim qytetit spanjoll të shkatërruar nga stuhia e Danës. Ndërsa besimtarëve u kërkon  mobilizim kryesisht shpirtëror përballë kësaj fatkeqësie!

Falënderim botës bujqësore

Me rastin e Ditës së Falënderimit, kremtuar sot, 10 Nëntor, nga Kisha Italiane, Papa shprehu edhe mirënjohjen e tij për sektorin e bujqësisë, duke inkurajuar punonjësit ta kultivojnë tokën "për të ruajtur pjellorinë edhe për brezat e ardhshëm".

10 n?ntor 2024, 14:10