杏MAP导航

K?rko

Papa: ushtria, n? sh?rbim t? s? mir?s s? p?rbashk?t

N? 70-vjetorin e shpalljes s? Sh?n Kristoforit si Pajtor, Fran?esku kujton pun?n e jasht?zakonshme p?r "ruajtjen e paqes" t? Arm?s italiane t? Transportit dhe t? Materialeve, si edhe sh?rbimin e ushtar?ve gjat? emergjencave: t?rmete, p?rmbytje, pandemia Covid-19. I nxit ushtar?t t? vazhdojn? impenjimin p?r atdheun, duke vepruar me “stilin e Krishtit, i cili erdhi p?r t? sh?rbyer dhe jo p?r t'u sh?rbyer”

R.SH. - Vatikan

Papa priti në audiencë, në Vatikan, ushtarët e Armës së Transportit dhe të Materialeve të Ushtrisë italiane, të cilëve u nënvizoi rëndësinë e "shërbimit" në dispozicion të “së mirës së përbashkët".

“Ju keni punuar – kujtoi Papa - në mbështetje të qytetarëve dhe të autoriteteve lokale e territoriale, në kohë të ndryshme emergjence, si gjatë tërmeteve, përmbytjeve, pandemisë. Keni ngritur kampe, tenda dhe spitale fushore, keni transportuar gjërat e nevojshme, materialet e dobishme për rindërtimin dhe vaksinimin". "Gjithashtu, keni qenë të pranishëm edhe jashtë kufijve kombëtarë, në kuadrin e misioneve paqeruajtëse, duke garantuar furnizimin, si për logjistikën ushtarake, ashtu edhe për transportin dhe shpërndarjen e materialeve dhe të mallrave të ndryshme për qëllime humanitare”.

 “Ekzekutimi i përpiktë, i mirëkoordinuar dhe i vazhdueshëm i të gjitha këtyre veprimtarive ka një emër të mirëpërcaktuar: shërbim. Ai përfshin – u tha Papa ushtarëve – vënien në dispozicion të së mirës së përbashkët, duke mos kursyer energji dhe përpjekje, pa u tërhequr përballë rreziqeve për të kryer detyrën, e cila shpesh ka si rezultat shpëtimin e jetëve njerëzore dhe mund të përfshijë sakrifikimin e sigurisë personale. Shërbimi, shërbimi dhe shërbimi na jep dinjitet. Cili është dinjiteti juaj? Jeni shërbëtorë: ky është dinjiteti më i madh!", përfundoi Papa.

07 n?ntor 2024, 15:02