杏MAP导航

K?rko

Papa, moto?iklist?ve: respektimi i Kodit t? Autostradave ?sht? investim mbi jet?n

Papa p?rfaq?suesve t? Federat?s Italiane t? Moto?ikletave mbi nd?rgjegj?simin e brezave t? rinj, p?r t? respektuar standardet e Kodit t? Siguris? Rrugore

R.SH. / Vatikan

Duke përshëndetur përfaqësuesit e Federatës Italiane të Motoçikletave, Papa Françesku reflekton mbi ndërgjegjësimin e brezave të rinj, shpeshherë “të pavetëdijshëm për rreziqet”, për të respektuar standardet e sigurisë në drejtim. “Investim” jo vetëm për sigurinë e tyre, “por edhe të të tjerëve”

“Ju inkurajoj të angazhoheni në rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të Kodit të Sigurisë Rrugore”. Ftesë e përzemërt kjo e Papës Françesku gjatë takimit mbajtur sot, më 25 nëntor, në Sallën e Papëve. Në rrezik janë jetët e shumë të rinjve, të cilët admirojnë "kampionët" e dy rrotave, por "shpesh nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet".

Ndërgjegjësimi për rregullat e rrugës

Françesku thekson detyrën e dyfishtë të Federatës: nga njëra anë, kujdesi dhe disiplinimi i motoçiklizmit; nga ana tjetër, roli i përfaqësimit në nivel ndërkombëtar. Në veçanti, thekson rëndësinë e edukimit për sigurinë rrugore, duke nënvizuar se vetë statuti i organizatës parashikon "kurse që do të zhvillohen në shkolla" që të nxitet një ndërgjegjësim më i madh për rregullat e qarkullimit rrugor.

Aksidentet tragjike rrugore

Këto nisma janë pjesë e një konteksti tragjik, karakterizuar nga një numër i lartë aksidentesh rrugore, shkaktuar veçanërisht nga breznitë e reja: Në shumë raste, njohuritë e pamjaftueshme ose moszbatimi i rregulloreve të sigurisë rrezikon sigurinë jo vetëm të shoferit, por edhe të të tjerëve.

Të investosh në jetë

Papa përfundon duke përcaktuar kohën kushtuar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për çështjet që lidhen me edukimin për sigurinë rrugore, parë si "investim në jetë".

25 n?ntor 2024, 13:00