杏MAP导航

K?rko

Israeli strikes on Nuseirat, central Gaza Strip Israeli strikes on Nuseirat, central Gaza Strip

Papa: lufta ?sht? e turpshme, ngadh?njim i g?njeshtr?s dhe i interesit vetjak

N? p?rfundim t? Engj?llit t? T?nzot, Fran?esku p?rs?riti thirrjen p?r lutje kushtuar t? gjitha popullatave viktima t? konflikteve: nga Ukraina, Mianmari dhe Sudani e, duke kaluar n?p?r Lindjen e Mesme, Palestina, Izraeli, Libani, pa harruar 153 grat? dhe f?mij?t "e masakruar k?to dit? n? Gaza”. Af?rsi edhe me popullin e ?adit, goditur nga p?rmbytjet dhe nj? atentat terrorist.

R.SH. / Vatikan

Lufta është gjithmonë humbje, gjithmonë! Dhe e turpshme, sepse triumf i gënjeshtrës, i falsitetit.

Pas lutjes së Engjëllit të Zotit, në solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve, 1 nëntor, Papa Françesku preku edhe një herë temën e konflikteve që plagosin zona të ndryshme të botës. E bëri edhe thirrje për lutje "kushtuar  Ukrainës së martirizuar", "Palestinës, Izraelit, Libanit, Mianmarit, Sudanit të Jugut dhe të gjithë popujve, që vuajnë nga luftërat".

Vuajtjet e të pafajshmëve

Në mes të konflikteve - vazhdoi Papa - çka kërkohet është “interesi maksimal për veten dhe dëmi maksimal për kundërshtarin”, duke shkelur kështu “jetët e njerëzve, mjedisin, infrastrukturën, gjithçka; dhe gjithçka të maskuar me gënjeshtra”. “E të pafajshmit vuajnë!” - shtoi Papa Françesku - i cili kujtoi, siç bëri në fund të audiencës së përgjithshme të së mërkurës, “153 gratë dhe fëmijët e masakruar ditët e fundit në Gaza”.

Afërsia me popullin e Çadit

Në mesazhin e tij, Papa shprehu edhe “afërsinë” me popullsinë e Çadit, “të prekur nga përmbytjet” si dhe familjet “e viktimave të sulmit të rëndë terrorist të disa ditëve më parë”. Françesku kujtoi dhjetëra njerëzit, për vdekjet e të cilëve akuzohet ushtria lokale, që mbyti gabimisht dhjetëra peshkatarë në përpjekjen për të sulmuar xhihadistët e Boko Haram-it, pasi një sulm i grupit terrorist kundër një baze ushtarake ditët e fundit kishte shkaktuar 40 të vdekur.

01 n?ntor 2024, 13:39